
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shkup, Kate Marie Byrnes i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut përmes një letre të hapur, që të pranojë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Byrnes thekson se pranimi i këtij propozimi, do të sjellë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut.
“Anëtarësimi në BE do ta bëjë vendin tuaj më të fortë. Anëtarësimi në një organizatë ndërkombëtare, aq më pak pjesëmarrja në ato procese, është punë e vështirë dhe vjen me vendime të vështira. Por, pranimi i këtij propozimi do të thotë që më në fund do të keni një vend në tryezën e negociatave të anëtarësimit. I vendos vendet anëtare të BE-së, shumë prej të cilave janë partnere dhe aleate tuaj të ngushta, në një dhomë me ju”, shkruan ambasadorja amerikane.
Sipas saj, propozimi francez nuk cenon gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe se përmbajtja e tij më shumë është teknike.
Disa ditë më parë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e propozimit francez.
Ai nënvizoi se RMV-ja është në një moment kyç të historisë së saj kur 17 vite pas statusit kandidat, po hapet mundësia që të fillojnë bisedimet me BE-në.
Degjiheni Ameriken se nuk ha mut kot ajo. Emrin ja u nderruan, gjyhen dhe kombnesine po ja u tjetersojne, cfare doni me, nga pas e keni, apo doni edhe gojore.
PO dhe denglat e ketyre . Ku e gjeten entitetin maqedon keta? Pasardhes te Aleksandrit jane? Absolutisht qe jo.Edhe sikur te supozojme ,me qe jetojne ne ate teritor,prap se prap ata flasin nje gjuhe sllave te cilet,sllavet,erdhen 900 vjet pas Aleksandrit.Vetem shqiptaret ruajten gjuhen e tyre por edhe ata kane pesuar humbje sepse shumica e maqedonasve te tanishem jane shqiptare te konvertuar nga presionet e anes tjeter dhe ndryshimi i fese.Por bullgaret jane aty ngjitur dhe mos harrojme vitet e pushtimit edhe te territoreve te Shqiperise se jugut prej tyre.