Liderët e "Open Balkan" takim online, diskutohet për një agjenci të përbashkët

8 Korrik 2022, 14:12Rajoni TEMA

Liderët e "Open Balkan" takim online, diskutohet për

Tre liderët ballkanikë të “Open Balkan” kanë zhvilluar një takim online të premten e 8 korrikut.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ranë dakord për krijimin e grupeve të përziera ndër-sektoriale të punës.

Kjo për temat e krizës dhe me qëllim krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur.

Nëpërmjet një postimi në median sociale Kovaçevski bën me dije se ka falënderuar për mbështetjen e hapur presidentin Vuçiç dhe Ramën.

Ai në takim ka ravijëzuar se propozimi francez për veton me Bullgarinë, i është përcjellë Kuvendit.

Nga ana tjetër, Rama dhe Vuçiç kanë përsëritur mbështetjen e tyre për aktivitetet e ndërmarra nga Kovaçevski.

Ata siç kanë bërë shpesh deklaruar se e ardhmja evropiane e rajonit është e vetmja mundësi e mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Po ashtu bëhet me dije se në takim liderët e nismës Ballkani i Hapur theksuan rëndësinë e aktiviteteve të ndërmarra për të shfrytëzimin e lidhjes rajonale dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, e cila tashmë ofron përfitime ekonomike për të gjithë qytetarët.

Në përfundim liderët u shprehën se përgatitjet për panairin e madh të verërave, ushqimit dhe turizmit në Serbi po shkojnë mirë, në të cilin kantinat dhe prodhuesit e verës nga të tre vendet do të kenë mundësinë t’i prezantojnë produktet e tyre para mysafirëve nga rajoni dhe Evropa.

19 Komente

  1. S
    Suela

    Presim lajme te mira si gjithmone

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dorina

      Rama si gjithmone na ben krenar me keto takime dinjitoze shpresojm te marrim lajme te mira.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leme

        Bravo ju qofte.Nje tjeter projekt i rendesishem po vjen mendoj. Ju sillni risi ne cdo fushe te vendit.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatma

          Gjithmone e gatshme per te mbeshtetur open ballkan sepse na sjell vetem gjera te mira.Uroj te keni sa me shume lajme te mira per ne

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andja

            Bravo perparimi nuk duhet te ndaloje open balkan eshte nje proces fantastik ne zgjerimin e hapesires tone ekonomike

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi

              Keni ber nje pune te paqme ne realizimin e kesaj nisme kaq frytdhenese

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trei

                Open Balkan nje nisme shume e mire

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zei

                  Dicka shume s mire per vendin tonw

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gazi

                    Open ballkan eshte nje nga nismat me te mira ku vendi yne do te kete shume perfitime

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Joni

                      Nje nga nismat me te mira ku vendet qe jane pjese bashke me shqiperine do te perfitojne shume ne disa aspekte

                      Përgjigjjuni
                      1. i
                        iris

                        jemi te sigurt qe jane diskutuar gjera te vlefshme per vendin tone nga z,rama

                        Përgjigjjuni
                        1. m
                          mira

                          ne keto kohe krize normalisht qe jane diskutuar plot pika te cilat jane ne te miren e vendit

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Flori

                            Nisma e open ballkan eshte shume e rendesishme per vendin tone

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nardi

                              Paçim sa me shume lajme pozitive per vendin tone

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Joni

                                Jam i sigurt qe kane per te ardhur sa me shume projekte te mira per zhvillimin e Shqiperise.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Marjo

                                  Gjithmone lajme te mira nga keto takime me shtetet qe kemi krahe ne cdo sfide.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Anja

                                    Shpresojme me te miren nga ky takim, dhe qe Shqiperia te cohet gjithmone me para.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Klajd

                                      Open Balkan ishte nje nisme vertet e mire

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fisnik

                                        Në kushtet kur Serbia ka qëllime armiqësore ndaj Kosovës të cilën e konsideron pjesë të saj, për çka edhe Vuçiçi u betua, Open Balkan nuk mund të sjellë asgjë të mirë! Open Balkan është ideuar nga serbët për ti shërbyer qëllimeve gjeostrategjike serbe dhe të ashtuquajturës "bota serbe" që Serbia e promovon thuajse zyrtarisht! Në kushtet e agresionit rus, serbët po presin momentin e përshtatshëm për pazare gjeopolitike dhe nuk përjashtohet edhe plani për sulm ushtarak, nëse Rusia korrë fitore në Ukrainë!

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje