
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka zakon të parashikojë gjakderdhje në Kosovë dhe dëbim të serbëve, por alarmet shpesh rezultojnë të rreme.
Në fund të qershorit, qeveria e Kosovës u dha pronarëve të të gjitha automjeteve me targa të lëshuara në Serbi pas përfundimit të luftës 1998-1999 afat deri në fund të shtatorit për t’i riregjistruar ato me targa RKS – Republika e Kosovës.
Ky hap ishte i fundit në një mosmarrëveshje të gjatë, gjoja për targat, por të rrënjosur në kërkesën e Kosovës që Serbia dhe serbët në Kosovë të respektojnë pavarësinë e vendit, të shpallur në 2008.
Lëvizja mund të duket procedurale, por për presidentin serb Aleksandër Vuçiq ishte – edhe një herë – një pararojë për gjakderdhje.
Afati “do të thotë se autoritetet e Kosovës po planifikojnë një sulm të përgjithshëm në veri të Kosovës më e shumta deri më 1 tetor,” u tha ai gazetarëve një ditë më vonë. Kjo ishte e gjitha pjesë e një plani për të “dëbuar” serbët nga zona, “një stuhi e re”, tha ai, duke iu referuar operacionit ushtarak kroat të vitit 1995 që rimori një shtet rebel serb, por la disa qindra civilë serbë të vdekur dhe bëri që rreth 200,000 të largoheshin që aty.
Paralajmërimi u shfrytëzua nga tabloidet pro-qeveritare, por nuk ishte aspak i paprecedentë. Vuçiç, në fakt, e ka zakon të parashikojë konflikt të armatosur në Kosovë, por një kontroll i fakteve nga ana e BIRN tregon se çdo herë alarmet kanë qenë të rreme.
As zyra e Vuçiçit dhe as qeveria e Kosovës nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
“Serbia do të reagojë”
Vuçiç takon serbët e Kosovës në Rashkë, tetor 2021. Foto: Instagram/nebojsastefanovic
Shumë serbë u larguan nga Kosova me përfundimin e luftës së viteve 1998-1999, kur NATO-ja nisi një fushatë bombardimi 11-javore për të dëbuar forcat serbe të akuzuara për vrasjen dhe dëbimin e civilëve shqiptarë të Kosovës gjatë një fushate brutale kundër kryengritjes. Dhjetëra mijëra qëndruan, disa në një xhep kompakt të veriut të Kosovës pranë Serbisë.
Duke refuzuar të pranojë humbjen e kontrollit mbi Kosovën, Serbia vazhdoi të operonte një sistem paralel gjykatash, departamentesh policie dhe zyrash komunale, të zhvendosura në qytetet serbe jashtë Kosovës. Kjo përfshinte lëshimin e targave serbe për automjetet që shënojnë qytete në Kosovë.
Përpjekjet për zgjidhjen e çështjes janë zvarritur me vite. Në shtator të vitit të kaluar, kërkesa e Kosovës për heqjen e targave të tilla dhe zëvendësimin e tyre me targa të përkohshme të lëshuara nga Kosova shkaktoi një bllokadë serbe të pikave kufitare.
Duke e quajtur fillimin e bllokadave si “një nga ditët më të vështira për popullin tonë” në Kosovë, Vuçiç tha se i kishte thënë NATO-s: “Ne do të presim 24 orë që ju si NATO të reagoni. Vetëm nëse pogromi i popullit tonë vazhdon edhe pas kësaj, Serbia do të reagojë dhe nuk do të lejojë atë që ndodhi në vitin 1995 apo 2004”.
1995 i referohej Operacionit Stuhia, 2004 për trazirat e shqiptarëve të Kosovës që shënjestruan dhjetëra fshatra dhe objekte fetare serbe.
Por ndërkohë që pati shumë zhurmë, nuk pati asnjë konflikt dhe çështja u zgjidh me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian me idenë e re të përdorimit të afisheve për të fshehur simbolet shtetërore në targa. Zgjidhja ishte projektuar të ishte e përkohshme, por një marrëveshje afatgjatë nuk u arrit dot, duke nxitur njoftimin e Kosovës në qershor.
“Pushtimi” i nënstacionit
Energjia është një pikë tjetër e ndjeshëm në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës; në fund të tetorit 2021, pas ditësh të tëra lajme në mediat pro-qeveritare serbe që parashikonin një “inkursion të planifikuar” nga autoritetet e Kosovës në një nënstacion të energjisë elektrike të vendosur në një komunë me shumicë serbe në veri, Vuçiç u tha mediave: “Ata planifikojnë të pushtojnë Vallaqin në periudhën në vazhdim.”
“Se kur do të ndodhë kjo dhe nëse do të ndodhë, këtë e vendosin ata. Unë u kërkoj të mos e bëjnë këtë. Vetëm kaq mund të them.”
Serbët që jetojnë në veri të Kosovës nuk e kanë paguar energjinë elektrike për më shumë se 20 vjet. Që nga viti 2017, faturat e energjisë elektrike për konsumatorët në katër komuna me shumicë serbe janë paguar nga qeveria e Kosovës me një kosto të vlerësuar për buxhetin prej rreth 12 milionë euro në vit.
Autoritetet e Kosovës nuk vepruan për nënstacionin e Vallaqit. Sipas një ‘harte rrugore’ të rënë dakord mes Beogradit dhe Prishtinës në qershor, serbët do të fillojnë të paguajnë për energjinë elektrike, jo shtetit të Kosovës por Drustvo Elektrosever, një degë në Kosovë e kompanisë shtetërore serbe të energjisë Elektroprivreda Srbije. Kosova do të ketë akses në nënstacionin e Vallaqit dhe infrastrukturën tjetër energjetike që autoritetet më parë nuk kishin mundësi të kishin akses.
E kaluara e kohës së luftës e Vuçiçit
Zakoni i Vuçiçit për të evokuar Operacionin Stuhia kur paralajmëron për gjakderdhje në Kosovë ka një histori.
Në kohën e luftës 1991-1995 në Kroaci, Vuçiç ishte një anëtar i shquar i Partisë Radikale Serbe ultranacionaliste. Në mars 1995, ai foli në një tubim partie në qytetin e Glinës, atëherë pjesë e Republikës së vetëshpallur rebele të Krajinës Serbe, duke deklaruar se qeveria kroate “nuk do të mund të vinte më këtu, kurrë më me forcën e armëve, kurrë më ashtu siç e kishin menduar”.
Pesë muaj më vonë, Republika u fshi në Operacionin Stuhia dhe kontrolli kroat u rivendos mbi zona të territorit, duke përfshirë edhe mbi Glinën.
Në tetor të vitit të kaluar, kur policia e Kosovës u përlesh me serbët e Kosovës gjatë një operacioni kundër kontrabandës në qytetin e ndarë verior të Mitrovicës, Vuçiç shkoi drejt kufirit për të takuar udhëheqësit lokalë serbë, me kamera televizive.
Vuçiç tha se ishte e qartë se dikush “dëshiron sinqerisht konfliktin këtu” dhe kujtoi përsëri paralajmërimet e tij të mëparshme se Serbia nuk do të lejonte përsëritjen e Operacionit Stuhia ose trazirat anti-serbe të vitit 2004.
Në gusht 2018, Vuçiç u dërgoi një letër të hapur serbëve të Kosovës duke thënë se, për sa kohë që ai ishte president, “Serbia nuk do të lejojë dhunë të organizuar kundër serbëve dhe vendeve të tyre të shenjta”.
“Nuk do të ketë ‘Stuhi’ të re në Kosovë dhe Metohi”, shkroi ai, duke përdorur emrin e plotë zyrtar të përdorur nga Serbia për ish-krahinën e saj jugore.
Sërbia e fali Francën për ndërhyrjet e saj me trupat e NATO-s në 1999, vetëm ngaqë nuk hapi negociatat pedofili francez javën e kaluar, siq u pa në konferencën e përbashkët Maqedoni Shqipërisë dhe Sërbisë, ku binte në sy eksitimi Vuçiç - it
Duam apo nuk duam ne Serbia eshte nje shtet radikal, nacionalist, ekstremist dhe "qiellor". Serbet kaner ngritur mithe dhe fallcifikime te "tmerrshme" per vehte, per komshijte dhe mendojne se jane super rrace... Ne nuk mund ta ndryshojme dot kete shtet qe eshte radikalizuar nga feja qe nga koha e Car Dushanit. Edhe ne Jugosllavi Titua qe ishte kroat kishte probleme te medha me serbet. Ishin serbet qe i dhane fund Jugosllavise. Ata nuk ndryshojne! Ne nuk mund ti ndryshojme dot ata por mund tu pershtatemi apo ti konkurojme duke u bere me te zgjuar dhe me te civilizuar se ata. Kjo eshte detyra jone qe nuk eshte e lehte. Serbi qe ne kohen e jygosllavise i "drejtonte" shqiptaret me spiunet e vet shqiptare si dhe me dhenduret e vet(shqiptare te mertuar me serbe). Ai e ben kete gje edhe sot. Ne na duken keta spiune si patriote te medhenj, sepse ata perdorin fjale te medha bombastike kunder serbit dhe hiqen si patriote te kulluar shqiptare. Nga ana tjeter ata veprat i bejne ne favor te serbit. Kjo eksperiece e dhimshme bazohet pikerisht ne teorite e Qubrilloviqit se shiptaret jane rrace inferiore dhe duhet zhdukur. Ajo duke u bazuar ne kete ideollogji, fatkeqesisht ka dhene rezultate te mira per serbin sepse shume vete i mbeshtesin keta spiune dhe tradhetare nga te dy anet e kufirit ngaqe kane nivel te ulet mendor. Duke i rene shkurt historise mund te permend se si jemi ne qe mbeshtesim udheheqes qe jane bashkepuntore te serbit. Vetem kohet e fundit mund te permendim se si Sali Berisha ishte kunder Rrambujese se bashku me Kurtin duke bere politiken e serbit qe ishte kunder marreveshjes. Koha tregoi se kush ishin tradhetaret dhe kush patriotet. Po te mos ishte Thaci qe nenshkroi marreveshjen Kosova do ishte akoma pjese e Sebise. Sali Berisha doli hapur kunder Amerikes dhe pro Millosheviqit.Aii u pozicionua me Millosheviqin ne luften qe u be nga NATO. Ai si spiun i vjeter thyeu embargon e NATOS dhe luftoi Ameriken ne Serbi. Ai ndihmoi ushtrine jugosllave me arme dhe karburant per tanket serbe qe te luftohej UCK. Sali Berisha njelloj si serbet ka mendimin se ne shqiptaret jemi koqe dhe nuk kuptojme se kjo ishte nje pune agjenturore. Kur eshte pyetur ai per kete pune ka thene se ai doli kunder NATOS spse Shqiperia fitoi para nga kjo tregeti!!!!Fatkeqesish mund te them se serbi na njeh ne me mire se ne njohim vehtveten. Shume nga ne e mbeshtetem Saliun dhe menduam se Saliu ishte njeriu qe mendonte per ne dhe na ngriti mireqenien duke bere kontrabande nafe dhe armesh, ne kundershtim me planet e Amerikes.... Eshe e tepert te flase me gjate per Saliun, por vetem po theksoj se i ngjashem me te eshte edhe Kurti. te dy ata kane kundershtuar Rrambujene. Te dy e kane shpallur UCK organizate terrorise. te dy e kane shpallur Thacin armik. Te dy jane kunder bisedimeve per te arritur "marreveshjen perfundimtare me njohje reciproke". Te dy "shkembimin e territoreve" qe do ishte zgjidhja me e mire per Kosoven dhe Shqiperine, qe do binte dhe bashkimin Kombetar e shpallen "ndarje te Kosoves" Te dy ju bashkuan Vuciqit ne planin e tij per sabotimin e bisedimeve dhe te dy jane munduar ta bejne Shqiperine rrumpalle. I vetmi dallim midis Kurtit dhe Saliut eshte se Saliu eshte me konsekuent ne punen e tij armiqesore kurse kurti manovron. Pershembull ai here shpik nje teori dhe here nje tjeter. Ai here thote se "reciproti" duhet te jete fillimi dhe here thote qe "bisedimet nuk kane alternative" Pra i vetmi ndryshim i tyre eshte ndryshimi ne taktikat qe Vucii aplikon ne udhezimet e vehta....ETJ....