Vuçiç: Nuk nënshkruajmë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën

6 Korrik 2022, 19:21Rajoni TEMA

Vuçiç: Nuk nënshkruajmë marrëveshje për njohje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se vendi i tij nuk do të nënshkruajë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën.

“Bukur, dinjitetshëm dhe me mirësjellje, nuk do të nënshkruajmë. Nuk na shkon mendja, nuk do ta konsiderojmë”, tha Vuçiç për gazetarët, gjatë një vizite në pjesën qendrore të Serbisë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë, ku thuhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të “bazohet në njohjen reciproke”.

Kjo është hera e parë që në një dokument zyrtar të një institucioni evropian përmendet njohja reciproke.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Përkundër dhjetëra marrëveshjeve të arritura, rezultatet në terren lënë për të dëshiruar.

Vuçiç, po ashtu, e mohoi deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se një takim i tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillohet së shpejti në Bruksel.

Vuçiç tha se mesazhet që vijnë nga Prishtina për një takim të mundshëm me Kurtin, nuk janë të vërteta.

3 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    BE i tha Sërbisë publikisht që pa njohje reciproke me Kosovën, nuk ka status, BE i tha botërisht Beogradit që pa njohje reciproke nuk ka hapje negociatash, BE na premtoj që Sërbia nuk antarsohet pa njohje reciproke me Kosovën, por në 2024, dhe ky kusht do përfundoj në oqean in e mbeturinave., ndaj është mirë që Sërbia të pushtoj Kosovën, për tu ndëshkuar në mënyrë të përgjakur.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bujar Kanapari

      Qe ti vijne mire mendt Europes, eshte mire, jo Serbia te pushtoje Kosoven, por Rusia te vije ne Pashaliman ca kohe, se Europa e meriton. Serbia e vertete, eshte vetem Beogradi me rrethinat, te tjerat jane troje te pushtuara, te gjitha keto kane ndodhur nen buzeqeshjen e Europes. Europa e ka hak, qe Turqine t'ja sjellesh jo vetem ne Shqiperi, por deri ne Bosnje, atje ku i ka patur kufijte. Vetem ne kete projekt e mbeshtes Ramen, dhe me qendrime verbale, ja ka bere te qarte Europes. Deri dje, ishim ne fajtor, se bashkepunuam me Perandorine Osmane 500 vjet, sot qe shqiptaret kerkojne te behen anetare te BE- se, na mbyllin deren. Dikush mund te thote qe qeveria nuk ka plotesuar kushtet, korrupsioni larte, pagat e uleta, kriminaliteti etj. Duket qarte qe nuk na duan ne BE. Ata nuk po thone se nuk keni plotesuar kushtet minimale per tu antaresuar. Shqiperia eshte nje shtet, ku vetem duke u antaresuar mund te plotesoje kushtet dhe arrije standartet. Jashte BE-se, ne Shqiperi do kete vetem korrupsion, varferi, krim ekonomik, diktature.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fisnik

        Po pse ta njoh Serbia Kosovën kur Shqipëria ia çelë dyert asaj hapakrah! Serbia duhet ta ndjejë peshën e mosnjohjes, përndryshe nuk do ta njoh kurrë! Edi Rama, vrapoi t'i hudhet në krah Vuçiqit, pa pritë bashkërendimin me Kosovën! Për Serbinë, Rama u kërkon perëndimorëve që të kenë mirëkuptim dhe durim se janë të lidhur tradicionalisht me rusët! Bën zëdhënësin e Serbisë, që se bën kush në Europë! E bën kot, nuk i njeh serbët! Meqë agresioni rus nuk e mbushi mend Ramën, ky nuk do të ndalet derisa Open Balkan të pëlcasë si një tullumbace!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje