Hollanda e prerë për integrimin: Nëse RMV-ja nuk e pranon propozimin francez, Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin e vetme

6 Korrik 2022, 11:39Rajoni TEMA

Hollanda e prerë për integrimin: Nëse RMV-ja nuk e pranon

“Nëse Maqedonia e Veriut nuk e pranon propozimin francez, Shqipëria do të vazhdojë e vetme rrugën e integrimit evropian. Mendoj se është e drejtë, por shpresoj që kjo të mos jetë e nevojshme”.

Kështu deklaroi kryeministri holandez, Mark Rutte, pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Holandë.

Mediat holandeze shkruajnë se Rutte shprehu optimizëm se Maqedonia e Veriut do ta pranojë propozimin dhe nuk do të ketë nevojë që të dy vendet të ndahen në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Bashkimi Evropian konfirmoi angazhimin e tij. Për sa i përket vërejtjes së Edi Ramës më pas, mendoj se ai kishte të drejtë – takimi nuk ishte një sukses”, tha ai.

Sipas kryeministrit holandez, vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, po punojnë fort për t’u anëtarësuar në BE.

“Këtu problemi është Maqedonia e Veriut dhe, falë përpjekjeve të Francës, ka një moment të ri në procesin e anëtarësimit që prek edhe Shqipërinë, kështu që të dy vendet, të paktën politikisht, janë të lidhura. Ne mbështesim propozimin francez, pasi ofron zgjidhje për të gjitha shqetësimet e mbetura”, theksoi Rutte.

Gjithashtu, ai ravijëzoi se BE-ja e mbështet Maqedoninë e Veriut në hapat e saj të ardhshëm nëse pranon propozimin francez.

Sipas tij, caktimi i datës për mbledhjen e parë ndërqeveritare do të jetë një shpërblim për qeverinë shqiptare të Edi Ramës dhe për reformat e kryera prej tij.

Nga ana e tij, Edi Rama vlerësoi angazhimin e Holandës dhe falënderoi Mark Rutte për nxitjen e procesit të anëtarësimit në BE.

Të dy kryeministrat mbështetën idenë e krijimit të një komuniteti të ri politik, madje Rutte foli për një nismë shqiptaro-holandeze për të udhëhequr procesin.

4 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Të mos jemi naif nga gënjeshtrat e tyre prej 50 viteve ndaj vëndit tonë duke menduar që tani thonë të vërtetën. Ne kemi kaluar 10 vënde të BE-së me présidence 6 mujore ku na është refuzuar hapja negociatave, duhet të ndëgjojm dënglat dhe të 17 shteteve tjerra në Presidenca 6 mujore që të kuptojm jo të rradhës. Sot nazizmi Gjerman kërkon gëlltitjen e Bashkimit Sovjetik, ne jemi një gotë uji në oqean për të që duke folur për ne të hiqen sikur bëjnë sadaka.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pravda

      koke rrocke ngele pavaresisht se nderron llagapin

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gogogout

        Te dhjefsha mendjen e kalbur. Ti jeton ne mesjete.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tom

        Ju lutem çkuptim ka në fjalorin e shqipes, fjala “rajvijëzoi“ Është për të vënë duart në kokë për analfabetizmin e gazetarisë shqiptare. Si më poshtë: “Gjithashtu, ai ravijëzoi se BE-ja e mbështet Maqedoninë e Veriut në hapat e saj të ardhshëm nëse pranon propozimin francez. Fjala ravijëzoi?! është nënvizoi ore të marë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje