Von Cramon: Pa marrëveshje me Serbinë, s'ka anëtarësim në BE për Kosovën

6 Korrik 2022, 09:06Rajoni TEMA

Von Cramon: Pa marrëveshje me Serbinë, s'ka anëtarësim

Raportuesja në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në raportin e saj për vitin 2021 vë theksin tek dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave.

Sipas saj, pa arritjen e marrëveshjes me Serbinë, pranimi në Bashkimin Europian nuk do të ndodhë për Kosovën.

Von Cramon thekson nevojën për liberalizimin e vizave, ku thotë se janë plotësuar të gjitha kushtet.

Gazetari i Euronews Albania në Prishtinë, Kosovë Gjoci raporton se pjesa më e madhe e raportit i është kushtuar sundimit të ligjit, që lidhet me lufitmin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe diskriminimit në administratën publike.

Në raport vlerësohen reformat e ndërmarra nga Kosova në rrugën drejt proceseve integruese europiane.

Ndërkaq, sot në Parlamentin Europian pritet te votohet rezoluta që kërkon njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

4 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Kosova duhet të ishte në zonë euro dhe antare e BE-së prej vitesh si Qipro Greke, por besimi fetar dhe paaftësi në politik, po bëjnë pikpyetje të shumta te ata.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardhyli nga Kosova

      Dakort per sa thua or themelues i demokracise shqiptare, por ne ketej nga Tropoja themi se po te kishte halla koqe do quhej dajo. Kosova nuk eshte Qipro dhe shqiptaret nuk jane greke apo turq. Hedhja e fajit personave te trete dhe te katert se pse ne nuk jemi ata qe duhet te ishim, eshte e gabuar. Trapi me i math ne kete valle eshte Kurti qe ne vend te beje politiken e Kosoves, ben politiken e Serbise. Eshte Serbia qe nuk do te nenshkruaj marreveshjen dhe Kurti si nje "bythec" i Vuciqit me ndihnmen e spiunit Sali Berisha, ndihmojne Serbine ta shtyje problemin ne "kalandrat greke. KundershtuanThacin ne "shkembimin e territoreve", e shpallen ate spiun dhe e nisen ne Hage. Qe te mos zgjatem shume po te them se jemi ne vet qe jemi keta qe jemi. Jemi ne qe me naivitet ne vend te mbeshtemi ne Amerike, mbeshtetemi tek Kurti qe eshte pupec i Vuciqit.....

      Përgjigjjuni
      1. T
        Timi

        Jam kundër anëtarësimit në BE. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova nuk duhet të hyjnë por të kenë lidhje speciale si Zvicra. Është klub i degjeneruar kulturor me dominim sllav. Duhet ti forcojmë lidhjet me USA dhe Izrael. Është më e sigurte.

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ?./

          Milingona do të forcoka lidhjet me elefantin! Sa krenar duhet të jetë ky i fundit. Sa për Izraelin ne bëjmë pjesê në llogoren e vendeve anëtare të Konferencës Islamike. Meqë edhe mburremi se jemi shumica myslimanë! Dhe e mbulojmë me rreckë të zezë edhe Skënderbeun. Edhe Nênë Terezën nuk e duam. Por admirojmë në shumicë Erdoganin! Prandaj as Izraeli nuk e rruan për ne.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje