
“Nuk mund të presësh progres të shpejtë ose normal nga një vend si Serbia, e cila ka nivel aq të ulët të përshtatshmërie me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian. Përshtypja është, së paku në mesin e numrit më të madh të politikanëve dhe analistëve, se lidershipi i Beogradit e ka më të lehtë të solidarizohet me agresorin se sa viktimën”.
Kështu është shprehur eurodeputeti Tonino Picula në një intervistë dhënë për portalin “European Western Balkans”.
Duke folur për Ballkanin Perëndimor dhe procesin e bllokuar të zgjerimit të Bashkimit Evropian, Picula tha se “jo të gjithë” kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer. Picula tha se Shqipëria në këtë rast, është ajo që ka të drejtë të jetë e zhgënjyer me BE-në.
“Kur vjen fjala te zhgënjimi, duhet të jemi të rezervuar sepse jo të gjithë kanë të drejtën e njëjtë të zhgënjimit. Mendoj se ata që kanë bërë diçka kanë të drejt, veçanërisht ata që kanë bërë më shumë ç’u është kërkuar në lidhje me negociatat për anëtarësim […] Shqipëria ka të drejtë të jetë e zhgënjyer, ka bërë intervenime serioze në fushën e drejtësisë”, është shprehur Picula.
Mes tjerash, eurodeputeti ka thënë se procesi i zgjerimit të BE-së me BP-në është proces politik, dhe vende si Serbia duhet të harmonizohen me politikën e jashtme të përbashkëta evropiane.
“Pse pikë së pari është politike? Sepse numri i banorëve në Ballkanin Perëndimor është afërsisht 3.7% kur e shohim në raport me numrin e banorëve në 27 vendet e BE-së. Çështja bëhet edhe më e qartë kur jemi te ekonomia. E tërë ekonomia e Ballkanit Perëndimor marrë së bashku përbën 2.5% të fuqisë së ekonomisë të Bashkimit Evropian në formatin aktual të saj. Prandaj, kjo çështje është politike”, u shpreh Tonino Picula.
Synimi Beogradit është si të na pengon për mos hapje negociatash.