Eurodeputetja për trazirat në Shkup: Ja çfarë ndodh kur BE dështon të shpërblejë një qeveri progresive

7 Korrik 2022, 12:12Rajoni TEMA

Eurodeputetja për trazirat në Shkup: Ja çfarë ndodh kur BE

Eurodeputetja Viola von Cramon ka reaguar për trazirat që ngjanë në Shkup ku protestuesit sulmuan parlamentin e Maqedonisë së Veriut, gjë për të cilën ajo u shpreh se është rezultat i zhgënjimit qytetar me BE-në e cila nuk ka dhënë shpërblime të prekshme ndaj një qeverie progresive.

Cramon tha se trazira të tilla erdhën si pasojë e mosveprimit të BE-së ku zhgënjimi qytetar edhe mund të shfrytëzohen nga aktorë eksploatues rusë dhe të tjerë.

“Kur shtetet anëtare të BE-së dështojnë të japin çfarëdo shpërblimi të prekshëm ndaj një qeverie progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi këso trazirash në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht edhe në Mal të Zi, që mund të eksploatohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë”, shkroi Cramon në Twitter.

“Është koha që kryeqytetet evropiane të kuptojnë dhe të bëjnë hapat e tyre”, ka shkruar mes tjerash eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon.

Protestë në Shkup është zhvilluar kundër propozimit francez për Maqedoninë e Veriut, propozim ky i cili supozovisht do të bënte që Bullgaria të hiqte veto-n ndaj maqedonëve për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

3 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    BE me këtë thithje minjsh, kërkon të zgjerohet në Kazakhstan. Azerbaïdjan, duke ju bërë me dije se sa të mirë që janë dhe të drejtë, dhe më pas ti lërë me gisht në gropë sume.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Ah zoti gazetar sikur ta dije se ne Shqip fjala "supozovisht" eshte "ndoshta" shum me e thjeshte dhe e bukur. Mund te perdoresh edhe shume fjale te tjera po me sa duket ndihesh me mire ti biesh nga kina dhe te shpikesh nje gjuhe te re per vete dhe qeniet e trasha qe shkrrahen neper pijetoret e Shqiperise se mjere.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vang

        Nuk ka fjale shqipe ''supozovisht'' por realisht ka varferi dhe mjerim i gjuhes nga kasta e re e gazetareve qe nuk e njohin mire shqipen dhe nuk hapin nje liber ta lexojne

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje