Shpërthim në gjykatën e Podgoricës, disa të plagosur

3 Mars 2023, 13:29Rajoni TEMA

Shpërthim në gjykatën e Podgoricës, disa të plagosur

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak më para në Gjykatën e Podgoricës. Sipas, Sergjan Koraq nga Policia Kriminale, 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.

“Ka shumë të ngjarë që ai të ketë aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi të shkatërruese kur ka hyrë në ndërtesën e Gjykatës Themelore”, tha Koraq.

Sipas burimeve, viktima kishte një çeshtje gjyqësore në gjykatë. Ndërkohë, mes shtatë të  plagosurve është edhe avokati i 39-vjeçarit. Mësohet se ngjarja e rëndë nuk ka të bëjë me politikë apo terrorizëm.

Lini një Përgjigje