
Zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS), në pushtet, janë vënë në flakë gjatë natës së pestë me radhë të trazirave, të shoqëruara nga përplasje të reja mes protestuesve antiqeveritarë dhe policisë speciale.
Policia në qytetin e Valjevës raportohet se përdori granata shokuese dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, pasi një grup i vogël personash të maskuar sulmoi ambientet bosh të SNS-së. Ka pasur akuza të shumta për dhunë dhe brutalitet policor në kryeqytetin Beograd dhe në Novi Sad, të cilat janë mohuar nga ministria e Brendshme e Serbisë.
Ngjarjet ndodhin ndërkohë që Rusia ka premtuar ndihmë për presidentin pro-Moskë Aleksandar Vuçiq, i cili udhëheq SNS-në, duke thënë se nuk do të “qëndrojë pa reaguar”. Protestat u nxitën fillimisht nga shembja e stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 16 persona. Shumë qytetarë fajësojnë korrupsionin e qeverisë së Vuçiqit për këtë katastrofë.

Ndërsa demonstratat anti-korrupsion kanë nxjerrë në rrugë qindra mijëra qytetarë, deri të mërkurën ato kishin qenë kryesisht paqësore, kur besnikë proqeveritarë organizuan kundër-protesta.
Të shtunën në mbrëmje, policia speciale u dislokua sërish në disa qytete, përfshirë Beogradin, pasi qytetarët dolën në demonstrata duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. Zyrat dhe flamujt e SNS-së ishin në qendër të zemërimit të protestuesve.
Protestuesit gjithashtu thyen xhamat e selisë së Partisë Radikale Serbe, që drejtohet nga Voislav Sheshel dhe që është partnere në koalicion me SNS-në.
Gjatë javës janë raportuar të plagosur në protesta në gjithë vendin, ndërsa në rrjetet sociale kanë qarkulluar video të paverifikuara, ku shihet policia duke rrahur një burrë në Valjevë.

Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Michael O’Flaherty, të premten shprehu shqetësim për “forcën joproporcionale të policisë” në Serbi, duke i bërë thirrje autoriteteve të “ndalojnë arrestimet arbitrare dhe të ç’përshkallëzojnë situatën”.
Vuçiq reagoi të shtunën në Instagram, duke shkruar se “dhuna është shprehje e dobësisë totale” dhe duke premtuar të “ndëshkojë huliganët”. Ai ka refuzuar vazhdimisht thirrjet për zgjedhje të parakohshme dhe ka denoncuar protestat si pjesë të një komploti të huaj për ta rrëzuar nga pushteti.
Ministria e Jashtme e Rusisë i ka ofruar mbështetje presidentit të djathtë pro-Moskë. Në një deklaratë thuhej se “ne nuk mund të qëndrojmë pa reaguar ndaj asaj që po ndodh në Serbinë vëllazërore”.
Deklarata shtonte se policia “po përdor metoda dhe mjete ligjore për të frenuar turmat e dhunshme” dhe se “rendit publik, sigurisë dhe jetëve njerëzore” u kanosej rrezik.
Protestat e kanë përfshirë Serbinë pothuajse çdo ditë që prej shembjes së stacionit hekurudhor të Novi Sadit. Tragjedia është shndërruar në simbol të korrupsionit të rrënjosur në këtë vend, me thirrjet fillestare për hetime transparente që janë shndërruar në kërkesa për zgjedhje të parakohshme dhe për fundin e 12 viteve të sundimit të Vuçiqit. Në kulmin e tyre, protestat kanë nxjerrë në rrugë qindra mijëra qytetarë.
Rasti ekselent i karmes e bumerangut! Skemat e gatuara ne guzhinat e BIA-s serbe e te perdorura me pare ne Shqiperi, Beogradi po i provon ne shtepi.
Serbet nuk jane budallenj e dine mire fare se kush i organizon keto protesta dhe perse.....pergjigjia do te vij shpejt dhe pa ngurrim.....revolucioni islamik e pret Kosoven...dhe si do te jete shime me fatal e shkatrrimtar se protestat e Beogradit apo Vojvodines.....
Per me shume sqarime pyesni non graten dhe Mul Moken si pjese e BIA-s
E more shqiptare more popull frikacak. Qe nuk protestoni per varferine tuaj dhe per skamjen qe po ju mbyt. Edhe thoni qe Skenderbeu nuk eshte serb. Te kishte Skenderbeu gjak shqiptari nuk do te luftonte por do te rrinte ashtu i strukur si ju nga frika. Nje frike e peshtire qe nuk konceptohet nga askush. Nje frike me emrin Edi Rama brekushja Surrelit. Nje koke bole me syze te kuqe .Dhe Elisa Spiropali.
Per cfare te protestojn per Saliun o shpellar.....se po iku Rama vjen Saliu...sepse aty rrotullohet sot politika shqiptare....hahahahaha...persa budallenj i mban shqiptaret o rendelja e Saliut vajmedet.....
Tironsi. Per çfar futesh me emrin "Tironsi". Tiransit skane qene kurre me PS . Mos thuaj qe je nga Tirana po ashtu spo them qe te jeshe me Saliun. Ti qe me quan shpellar mua shpellari je ti vete qe perkrah nje parti qe ka lindur vete nga shpellat. Por nga shpellat e jugut. Me emrin Pksh e me pas PPsh. Dhe pas 50 vitesh ne Tirane kur e ndjene veten te civilizuar dhe europiane ja dryshuan ne socialiste. Por shpellaret si ju po shpellar ngelen. Ju qe doni kelyshet e komunistave dhe komunistat .Qe keni nostalgji per mjerimin komunist dhe ne mjerim kerkoni te jetoni. Sepse breshka ferren do.Keshtu si puna jote.
Turi shkjau, krejt Ahkinija yte wshte e mbushur me kriminle lifte w me gjenocidial tw eegjeneruar. Ju jeni aq te degjeneruat dhe keni aq shume kriminel lute sa qe asnje dekriminalizim nuk do te ju huj ne pune, sepee ka vetem njjw oerqindje e vigel e shkijeve qe nuk jane kriminel por edhe ata bujte te kriminelave jane. Shkinija do te shperbwhwt dhe do te detyrohet te leshoj te gjitha tokate e pushtuara, do te shpallwt pavaresia e Vojvodines, e Sanxhakut, w rrgjionit twDimitrovgtadit, pavaresia e Lugines we Prsheves..perfundimisht Shkinija do te kthehet ety ku kaq wlqene oara kongresit te Berlinit, definitivisht donte mbetet vetem Shikinija në Pashallukun e Berogradit.