Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

28 Nëntor 2022, 14:56Rajoni TEMA

Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

“Sllovenia është mbështetëse e fuqishme e liberalizmit të vizave për Kosovën”. Kështu është shprehur ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon përmes një postimi në Twitter.

Ajo shkruan se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka shanse reale për të avancuar shtegun e vetë drejt Bashkimit Evropian.


“Sllovenia është mbështetëse e garantimit të statusit kandidat të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe hapjes së kapitujve të rinj për Serbinë dhe Malin e Zi”.

Lini një Përgjigje