Deputeti i Partisë Socialiste Pirro Vengu gjatë vizitës dy ditore në Maqedoninë e Veriut është takuar dhe me studentët e Strugës dhe Tetovës, ku u shpreh se studentët shqiptarë nuk po kërkojnë privilegje etnike, por atë që ai e cilësoi si “normalitet europian”, duke mbështetur kërkesat e tyre për zhvillimin e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe. Sipas tij, mohimi apo neglizhimi i gjuhës shqipe përbën jo vetëm padrejtësi, por edhe rrezik për të ardhmen profesionale dhe sociale të të rinjve shqiptarë në vend.
“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje etnike, por një normalitet europian! Kjo është beteja e drejtë që studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po bëjnë me dinjitet, guxim dhe qytetari, duke u kthyer në një frymëzim për gjithë. Mohimi apo neglizhimi i gjuhës shqipe nuk është thjesht padrejtësi, por rrezik për të ardhmen profesionale, sociale dhe njerëzore të qindra mijëra të rinjve që duan të ndërtojnë jetën në vendin e tyre. Sot, këta studentë nuk po kërkojnë privilegje etnike, por një normalitet europian! Dhe kjo kauzë meriton të dëgjohet, të mbështetet dhe të fitojë. Falemnderit për diskutimin e hapur mbi atë çfarë mund të bëjmë më shumë ne si ligjvënës për studentët dhe për gjithë shqiptarët. Mirënjohje ambasadorit tonë në Shkup për këtë organizim frymëzues”, shprehet deputeti Vengu.
Studentët në Maqedoninë e Veriut prej muajsh protestojnë për kryerjen e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe dhe mesa duket kjo çështje tashmë është kthyer dhe në politike.
Megjithese i shkarkuar nga pozicioni i ministrit, kjo nuk e ka penguar te beje politikanin e arsyeshem e patriotin e mire. Ndryshe nga ndonje tjeter qe ciceron gjithe inat e mllef, nderkohe qe e kane mjelur pushtetin si rrall'kush.
Maqedonasit kane shume te drejte e pare ne syrin juridik, te gjitha provimet duhet te behen ne gjuhen zyrtare te shtetit qe eshte maqedonishtja dhe nqs se refuzojne duhet perdorur forca e shtetit per te ndaluar rreshqitjen ne nje kaos institucional
Gjuha zyrtare per nje pjese te popullsise eshte Bullgarishtja dhe per pjesen tjeter etnike eshte Shqipja o diplomat leshi. Ti je aj qe quan edhe ate koke portokallin te ngjyrosur me krem femrash "Jesusi". Ik ore se paske ikur per lesh!
Angjelin, ai eshte jesus i njerezimit, marrte nga ditet tona, dhurata me e cmuar qe i beri perendia njerezimit ishte ardhja e Donaldit si president, iu befte dita 1000 POTUS-it tone