Surpriza me qenin e pallatit kryeministror, japrakë dhe hallvë: Prapaskenat e takimit pajtues Mitsotakis-Erdogan

7 Dhjetor 2023, 19:28Rajoni TEMA
Surpriza me qenin e pallatit kryeministror, japrakë dhe hallvë:

Ky shtrëngim duarsh mes kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan këtë të enjte në Athinë shënjoi erën e mirë që duket se po fryn më në fund në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kreu i shtetit turk u shfaq i buzëqeshur pas 6 vitesh në kryeqytetin grek ku prit fillimisht nga presidentja dhe më pas nga kryeministri i vendit. Mitsotakis tha pas takimit 90 minutësh se vizita ishte një kapitulli i ri në marrëdhëniet mes 2 vendeve.

“Greqia dhe Turqia duhet të jetojnë në paqe, të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre dhe ato që nuk mund të zgjidhen, nuk duhet të çojnë në kriza. Ndjej një borxh historik për t’i afruar të dy vendet”, tha ai.

Edhe Erdogan u shfaq optimist në komentet e tij, duke folur për nevojën e zhvillimit të një “dialogu konstruktiv”.

“E them hapur. Nuk ka asnjë problem kaq të madh mes nesh që nuk mund të zgjidhet nëse ecim me mirëbesim dhe fokusohemi në pamjen e madhe. Vendet duhet të mbajnë kanale të hapura komunikimi”, tha Erdogan.

Prapaskenat e takimit Mitsotakis-Erdogan

Pinat – qeni i pallatit kryeministror grek “Megaros Maximos”, i cili është gjithmonë i pranishëm në eventet e mëdha, nxitoi edhe sot të mirëpresë presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, së bashku me Kiriakos Mitsotakis.

Siç shihet edhe në foto, Pinati ndodhej në mes kur dy drejtuesit u takuan në hyrje të pallatit. Pinat ka marrë edhe përkëdheljet e ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.

Surpriza e Mitsotakis me qenin e tij të dashur nuk ishte e vetmja skenë që tërhoqi vëmendjen nga takimi pajtues mes liderëve të Athinës dhe Ankarasë.

Kjo pasi, Erdogan e surprizoi homologun e tij grek duke i dhuruar një libër për historinë e Gazës.

Dhurata është me simbolikë të veçantë, duke pasur parasysh situatën që mbizotëron në Izrael pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Sipas të njëjtave informacione, dhuratën e ka dorëzuar këshilltari diplomatik i presidencës turke, Tsagatai Kiliç te drejtoresha e zyrës diplomatike të kryeministrit grek, Anna Maria Eleni Boura, ndërkohë që takimi Mitsotakis-Erdogan ishte në zhvillim e sipër.

Ndërkohë sa i përket tryezës, mediat greke raportojnë se ushqime tradicionale janë përfshirë në menunë e seancës plenare të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit, ku do të marrin pjesë Erdogan dhe Mitsotakis me ministrat e tyre.

Sipas informacioneve, menuja në drekën e punës do të përfshijë dollma (japrakë), sallatë taramo, peshk, kallamar, hallvë dhe fruta.

11 Komente

  1. j
    jam grekqiri gabel

    Shumë bukur, ju lumtë, kështu ka lezet. Jeni vëllezër të një gjaku, grekët dhe turqit janë e njëjta rracë.

    1. .
      .

      O Gabel Tirone, pa tjeter qe ka perzjerje popullsish, dmth Grek te perandoris Bizante qe u Turqizuan pas renies se Kostandinopojes, prandaj dlasim dhe per genocid Turk. $$$$$$$$ Ashtu sic ka dhe Arnautat qe u Turqizuan. Ndryshimi eshte tek Feja dhe mentaliteti. Greqia Fe dhe mentalitet Europjan, madje buried I Kultures se sotm Europiane. $$$$$$$$ Kurse Turq dhe Arnaut Fe e mentalitet Turko-Arab, prandaj dhe e there's nice Babal, "Dum Baben" dhe Vellezer. $$$$$$$$ Keto jane te verteta te pa mohueshme, cdo gje tjeter jane pordh me rigon..

      1. J
        Jani

        Vellezerit me ne fund u pajtuan... gjaku uje s'behet... Una faccia... Una razza!

        1. J
          Janullah Erdoganis

          Janulla. Gjaku nuk behet uje. U zune per nje gardh ne Qi Pro po leshatoret aziatike nuk ndahen dot nga njeri tjetri. Sado qe femija ben sikur ka inat kur i vjen babai per vizite i puth doren. Miçua dhe Erdua shikoji vete. Njeri me mustaqe tjetri si Raxh Kapuri pa mustaqe. Sperma aziatike eshte shume e dukshme e “dhashur” Janulla. Sado qe ti Janulla ben sikur je Nordik nga Norvegjia gjithe bota e di se esmerat me mustaqe me mbiemrat Muametiz, Mehmetdzidis dhe Karipidhis e kane prejardhjen nga baba aziatik.

        2. b
          berati

          mire po behet, u pajtuan greqirjet me vllezerit e tyre aziatik. te shohim sa do tu zgjas dashuria

        3. J
          Janulla Online

          Merrni me te mir Turqet, te shqiptaret shisni mend juve Grekaqet njerz te shker… yer ne ADN. Gam gam me belerin beni, se ne turqi ulni veshet, ne qioro, edhe ne mes Athine, jeni razinedhe to makrin tua hani.

          1. a
            american23al

            Po c'na duhet e gjithe kjo panorame ....???!!! A shkuan ndonjehere ne hale, sa here hapen dhe mbyllen syte dhe peshku kishte hala apo jo...!!!!!!?????

            1. U
              Una

              Rri rehat mero,se ju ruan baba Erdogani

              1. E
                Eni

                Nuk e dija qe Qirja qirjakos mbaka qen ne parlament ,megjithate eshte palikari.....

                1. E
                  Eni

                  Nuk e dija qe Qirje qirjakos paska qen në parlament, megjithate eshte palikari...

                  1. N
                    Nje Mysliman

                    Po mire i paskeni nxjer hallve Erdoganit per ngushellim se per Bajram kane Bakllavane ? De ju marte mortja o Greker muti tek ju sduhet bere asnje leshim aq te poshter jeni .

                    Lini një Përgjigje