Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ftesën që ka marrë nga kryeministri i vendit, Albin Kurti për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Abdixhiku ka theksuar se ka pranuar ftesën por shtoi se takimi do të mbahet vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Kam falënderuar Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Kurti për ftesën për takim për çështjen e Presidentit. E kam njoftuar se do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese në ditën e parë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Abdixhiku.
Ai thekson se çështja e zgjedhjes së presidentit është në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese dhe se duhet të presin vendimin.
“Duke qenë se çështja e zgjedhjes së Presidentit është tashmë në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese, duhet të kuptojmë se koha jonë politike ndalon përkohësisht, ndërsa koha e dëgjimit kushtetues merr fjalën në pavarësinë e saj.
Duke respektuar këtë rend, pa procese të tjera politike paralele, i bëjmë nder jo vetëm vetes, por edhe Republikës dhe institucioneve që janë ndërtuar me shumë mund”, shtoi Abdixhiku.
Ai ka shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet pritur me qetësi dhe respekt institucional, ndërsa pas shpalljes së tij mund të zhvillohen edhe takimet politike.
“Verdikti i Gjykatës duhet pritur me respekt të plotë institucional dhe me qetësi politike. Një orë pas verdiktit, mund të takohemi sërish”, ka përfunduar Abdixhiku.
Po pret a po kalon Puqi Presedencial...
Janë kryer takime dhe kanë përfunduar konsultat. Edhe në politik ka moraal e dinjitet . Tash çështja ka kaluar në institucionin më lartë të drejtësisë – Gjykatën Kushtetuese. Ai që i shkon në takim pas tekeve dhe pas kësaj që ka bërë VV - Kurti nuk meriton të jetë më lider i partisë. Kjo lojë e Kurtit që shkatërron çdo gjë dhe përsëri mundohet të mashtroji duhet të marr fund sepse nga bisedimet me mashtrues dilni të lagur dhe të turpëruar, E çuditeshe se si nuk keni marr ende mësime nga të pabesët pas gjithë kësaj çka ka ndodh dhe po i ndodh kombit dhe shtetit.
Lumir, aman mos u tako me Kurti se po e shkaterron plotesisht partine e Rugoves! Mos harro Lumir qe kushdo e ka kuptue se Kurti te han ty me gjith lecka, sepse ti je pioner para Kurtit mjeshter te manipulimit populist anti-amerikan.
Ne çdo vend normal,aty ku flet kushtetura dhe i vie era shtet,dekreti i presidentit apo presidentes zbatohet,a nuk bani kshtu presidenti i Frances qe shperndau parlamenin e kushtetuesja per ti bindur politikajt dhe qytetaret vetem e aprovoj,sidoçoft kushteuesja jone ngriu dekretin dhe parlamentin e si ka mundesi qe mreti kurrci kerkon qe.te vazhdoje me qellimin e tij per te ba magar president,mos valle se ky eshte bariu i magerve dhe qifti i hakiut duhet te hingelloje,jo mo hakiu jo grushtshtet e poshtersi deri ne zhberjen e shtetit ka ba kurrci e kjo sdo mend se me dakrdesi te plote me vuqiqin e llajqakun vetem qe ti realizoje deshirat e qiftit tuaj 100% proserb.