Terras e dënon ndërhyrjen “armiqësore e përshkallëzuese” të Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

11 Tetor 2025, 11:55Rajoni TEMA
Terras e dënon ndërhyrjen “armiqësore e

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka thënë se e dënon “ashpër manipulimin dhe ndërhyrjen” e Serbisë në zgjedhjet lokale të vendit fqinj, duke i cilësuar ato si “armiqësore dhe përshkallëzuese”.

Në një shkrim në X të premten, dy ditë para zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë, Terras tha se “ndikimi dhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Serbisë në zgjedhje janë bërë sërish të qarta”.

“Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë publikisht kanë shpallur mbështetjen e tyre për një parti të caktuar politike serbe të Kosovës, kanë shpallur zgjerimin e skemës së ndihmës sociale në Kosovë dhe kanë njoftuar për mundësi të reja të punësimit afatshkurtër në institucionet e drejtuara nga Serbia në Kosovë, në ditët para zgjedhjeve”, theksoi Terras.

Ai u bëri thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndalin veprimtarinë e ndërhyrjes në zgjedhjet në Kosovë dhe t’i lejojnë qytetarët e Kosovës t’i zgjedhin në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre lokalë.

“Veprimet e Serbisë kanë për qëllim të drejtpërdrejtë përshkallëzimin e situatës tashmë të ndjeshme në Kosovë dhe janë qartësisht armiqësore”, nënvizoi ai.

Zyrtarët serbë, përfshirë vetë presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kanë bërë premtime për serbët e Kosovës në ditët para zgjedhjeve kosovare dhe u kanë bërë thirrje atyre ta mbështesin Listën Serbe – një parti që përkrahet drejtpërdrejt nga Beogradi.

Në këto zgjedhje garojnë edhe katër parti të tjera serbe, si dhe disa iniciativa qytetare, të cilat kanë kandidatë kryesisht në një komunë.

Vuçiq paralajmëroi më 5 tetor hapjen e konkursit për 400 vende të reja pune në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

“Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe ne do ta bëjmë këtë në dhjetë ditët e ardhshme, në mënyrë që njerëzit ta dinë... dhe ne gjithmonë do të kujdesemi për ta”, tha Vuçiq për televizionin Pink të Serbisë.

Më pas, më 6 tetor, ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, deklaroi se hapja e 400 vendeve të reja të punës është “një lajm që tregon përkushtimin e Serbisë për mbështetjen e popullit tonë dhe të sistemit shëndetësor në hapësirën e Kosovës”.

Më 7 tetor, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i bëri thirrje komunitetit serb në Kosovë, si dhe personave të shpërngulur që kanë dokumente të Kosovës, të votojnë për Listën Serbe.

Ai tha se fitorja e Listës Serbe do të thotë vazhdim i projekteve infrastrukturore dhe ndihmës financiare nga Serbia, duke shtuar se Lista Serbe ka mbështetjen e plotë të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe të shtetit serb.

Këto veprime të zyrtarëve serbë janë dënuar nga Kosova, liderët e së cilës, përfshirë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti, e kanë akuzuar Serbinë për ndërhyrje në zgjedhje.

Serbia u akuzua edhe për ndërhyrje në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, dhe misioni vëzhgues i BE-së tha asokohe se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë.

Serbia u akuzua edhe nga Gjermania për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.(REL)

3 Komente

  1. P
    PARTIA

    QART, QART, pa DOREZA. Akt i drejtë politik dhe human. Po VUCI-QI-RAMA/N pse hesht! Deri kur do bëlbëzojë ky i shkërdhuar në adresë te Serbisë shoveniste?

    Përgjigjjuni
    1. q
      qifteteli

      "PARTIA", laj gojen kur permend RAMEN se jeni me prane Ju serbise dhe VUÇIÇIT se sa RAMA.Nuk ka ardhun Rama tek ju por ju tek Rama ore mbetje serbe.Ju doni me e ba shurren ne Prishtine e me na lagun ne kendej ne Tirane.Ose jeni idioten te lindun ose Ser-BIA ka ba te veten deri sa te bani transfuzion gjaku te paster prej shqipetari.E çka mujt me thane per nji popull qi gjysmet e udheheqjes se luftes e ka ne burg ne Hage fale deshmive te rreme prej gjysmes tjeter me gjak te perziem Serbi.Nuk shkon kjo pune edhe te dhjere edhe krear ore rrot carre.

      Përgjigjjuni
      1. P
        PARTIA

        Sakt, laj gojën, nga haleja VUCI-QI-RAMËN. Më thuaj e shpjego ti or trukënetë 1) Pse Ramëiqiri është, pas Esatit, personi më i dashur në Serbi, nga poltikanë, media dhe hordhitë shoveniste dhe 2) Përse është Kurti më i urrejturi në Serbi, po nga të njëjtit që duan Ramën?

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje