Po mbahet seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Raportohet se Lista Serbe propozoi Sllavko Simiçin për nënkryetar, por nuk mori mjaftueshëm vota për t’i zgjedhur.
Simiçi mori 9 vota për, 54 kundër dhe 42 abstenime. Deri në tre herë Lista Serbe mund të propozojë kandidatin e njëjtë.
Në rast se Simiçi nuk merr në tre raunde votat e mjaftueshme, Lista Serbe mund të kalojë në propozimin e një emri tjetër. Por, Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e tetë tetorit ka konstatuar se rregulli i propozimit të kandidatit të njëjtë deri në tre herë, në vetvete nuk mund të paraqet arsye për bllokim.
Kjo mund të shfrytëzohet nga Lista Serbe për të vazhduar me propozimin e njëjtë për më shumë se tre herë.
Kosova te bej detyra me bazike dhe mos te merret me perralla. Kosova mbrapa, shuuuume mbrapa
Ke te drejte kryeministro. Eshte bere "no mans land" (toka e askujt) atje me keto perralla fshati qe merren