Sekuestrohen 23 kg kanabis nga Shqipëria, ishin fshehur tek rezerva e karburantit! Arrestohet 41-vjeçari

9 Tetor 2025, 13:45Rajoni TEMA
Sekuestrohen 23 kg kanabis nga Shqipëria, ishin fshehur tek rezerva e

Një automjet i ngarkuar me drogë në Shqipëri, është ndaluar gjatë një aksioni nga policia greke në Selanik.

41-vjeçari i arrestuar kryente trafik droge në linjën Shqipëri-Greqi, shkruajnë mediat greke

Gjatë kontrollit me rreze X të automjetit, në rezervën e karburantit, u gjetën dhe sekuestruan 12 pako që përmbanin 23 kg 450 gram kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit personal, 41-vjecarit i’u sekuestruan edhe 1000 euro dhe 1 celular.

 

Lini një Përgjigje