Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh.
Sveçla ka shkruar se pret trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili sipas tij, përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj.
Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, ka shkruar ai.
Në një komunikatë për media, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se Sheholli është arrestuar pas hetimeve disa mujore.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale ‘Spiunazh’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sheholli ka qenë i ftuar herë pas here në televizionet e Kosovës në rolin e analistit politik. Ai është drejtues i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë. Ishte ftuar për dëshmi edhe nga Gjykata Speciale.
Në paraqitjet publike, ai ka pohuar se ka punuar në Shërbimin e Sigurimit të Serbisë (UDB) dhe pas luftës ka qenë i angazhuar në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).
Folni tash,pse heshtni portalet ne Shqipni e analistat dhe opozita ne Kosove,ky njeri den baba den eshte me serbi,televizionet dhe portalet e opozites dite e nate me fjalet e tije jane ushqy.Mereni edhe analistat e tjere qe ne Kosove i kemi ç'do nate ne televizione,nuk jane te paster kan gjake te prishur,jane argat te serbise,luftone krimin dhe armikun brenda sojit...
Si sheholli kemi mbi 700 qe punojne ne qeveri e presidence i nderuari haki, aspak me i rrezikshem se dimal basha nuk eshte as ky as te tjeret,kam pershtypjen se sfeklla e ban per fushate sa per tju kenaqur juve qe nuk ngurroni te shani gjithe shqiptaret duke mbrojtur udbash e pisburra siq e keni mbrojtur edhe ket shehollin e shum te tjer deri me sot,por para se ti drejtohesh ti shqiptareve pyet veten se kur dobte vie radha ty se edhe millosheviqi arrestonte ne fund sherbetoret e tij.
Si ky sheholli jane te gjith deshmitaret e hages kundra udheheqesve te uck Keta duhen arrestuar derekt si bashkepuntor te serbit Dhe mos harroni dezertorin qe nuk pranoi per te luftuar me uck
Po per Kurtovitç qe ne 2004 me dy spiune te BIA ne makine ke pergjigje. Ke Nexhmedin Spahiu qe shkoje ne Beograd takoje ministrin e jashtem.. Jam i bindur qe ky ka mbaruar pune me spiunllikun ,eshte ndaluar per fushat qe ngrohen pak talibanet bolshevike te vetfundosjes Serbe
Ore por keta Sve-lçat (sve-gjithe ne serbisht) e Kurtrat po lene nam dita dites ...keta nuk kane cipe mer jahu ??!!! Po ç'fare spiuni qenkerka ky (nuk kam te beje me te dhe as nuk e njoh) kur vete ka deklaruar qe ka qene ne sherbim te UDB-se (ne kohen e Yugosllavise) dhe pastaj ne SHIK -un e kosoves ??!!! Po si mundet me "lujt" spiunin ky qe eshte karte e djegur qe e njihkan te gjithe se kush eshte ?? Nuk kame pare (as ne filma per kalamanjte ) qe nje spiun ben aktivitetin e tij duke u deklaruar qe eshte spiun (me kete rast i UDB-se) i nje shteti armik ??!!!!!!! Ky siç duket di shume gjera per shoket e Sve-lçes dhe kerkojne ti mbyllin gajen se nuk ka mundesi qe te akuzohet nje spiun i deklaruar (jo ne te zeze) per veprimtari qe ai deklarohet !!!!! Une as kam pare e as degjuar qe nje spiun ushtron "zanatin" e tij duke u deklaruar se ç'fare ben !!!
Lufta e klasave si ne kohe te Enverit tone.Kush eshte kunder meje ne burg.Ne kemi patur nenin 55 ,po keta si e kane
Kete te shkretin e ka kercenuar live ne TV nje fanatik shpellar i Kurtit. Une besoj se vinte ne pah perrallat qe shet VV-ja ne Kosove dhe i bene pucin.Turp i zotit, jo kaq nivel i ulet https://www.youtube.com/watch?v=IaSXfTkVLYk
Sheholla te ketille,per fat te keq te shqiptareve,ka me bollek ,e Kosove,Shqiperi ... qe punojne per Greqi dhe Serbi! Shqiptaret fatkeqesisht,nuk i luftojne keta sheholle se luften e madhe e bejne per poste dhe benefite,dhe jo per ruajtjen e kombit dhe atdheun!
Paska ne Shqiperi nese ti njeh dike thoje emrin ...mos beje krahasim nje krahine Serbe nen rrezoluten 1244 me nje shtete
Po çfare spiuni flisni ky njeri ka qene public , i njohur si i punesuar ne rregjimin Jugosllave si mijra mijra koqevar .....mos béni humore
pse nuk Arrestohet:Muc Nano..qe na e Nxorri Skenderbeun per Serbe??? Pse nuk Arrestohet apo Hetohet Fatos Lubonja???Qe vetem Vjelle vrere kunder Shqiperise?? PO sa te tille ka???????????????????????????
SVeCLA e Kurti e murti - mjaft me me AKTERË, folni shqip: AKTORË. Clirimi mendor dhe kulturor vjen pas clirimit fizik . territorial. Clrohuni!