Serbia tërbohet me Turqinë, pasi i shiti Kosovës mijëra dronë kamikazë: Po provokoni luftë në Ballkan...

9 Tetor 2025, 09:23Rajoni TEMA
Serbia tërbohet me Turqinë, pasi i shiti Kosovës mijëra

Pas blerjes së dronëve, Vuçiq tha se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor, kurse autoritetet në Kosovë, shprehen, se Turqia po i ndihmon Kosovës të ruajë paqen.

Autoritetet më të larta të Serbisë,  si ato politike dhe ushtarake reaguan ashpër pasi Kosova  bleu nga Turqia  disa ‘mijëra' dronë kamikazë lufte të tipit Skydagger. Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) tashmë janë të trajnuar për përdorimin e tyre në rast nevoje. Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha se "këta dronë kamikazë, të njohur edhe si FPV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger, të prokuruar nga ne, janë dronë luftarakë të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut”. Sipas tij, me blerjen e këtyre dronëve, Kosova po vazhdon "ta ngrejë dhe shtojë fuqinë goditëse të ushtrisë”.

Vuçiq: Turqia ka shkelur Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ana e tij reagoi ashpër për blerjen e këtyre dronëve nga Kosova dhe kritikoi Turqinë, duke thënë se "është i tmerruar nga sjellja e këtij vendi” dhe konsideroi se Turqia "e ka shkelur Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

"Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe është duke ëndërruar sërish për ringjallje të Perandorisë Osmane. Serbia është shtet i vogël, por ne i kuptojmë synimet e tyre reale”, shkroi Vuçiq në X. 

Vetëm pak më vonë, nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë thanë se pas dërgimit të dronëve turq në Kosovë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, gjenerali Millan Mojsilloviq, ka telefonuar komandantin e trupave të NATO-s, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, duke shprehur "protestë të ashpër kundër vazhdimit të armatosjes së Kosovës”.

"Shefi i Shtabit të Përgjithshëm theksoi se veprime të tilla përbëjnë një sinjal shumë negativ dhe rrezikojnë jo vetëm sigurinë në Kosovë, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

Osmani: Vuçiq sulmon paturpësisht Turqinë, vend anëtar i NATO-s

Pas deklaratave të udhëheqësve politikë e ushtarakë të Serbisë, reagoi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  e cila tha se presidenti serb "është duke e sulmuar paturpësisht Turqinë, shtet i cili, si vend anëtar i NATO-s, është duke i ndihmuar Kosovës që ta ruajë paqen”. "Jam krenare që kam punuar ngushtë me presidentin e Turqisë,  Recep Tayyip Erdogan,  i cili ka treguar gjithmonë kujdes të thellë për njerëzit e rajonit tonë dhe ka bërë kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Vuçiqi, në anën tjetër, duket se beson që mund ta kërcënojë një shtet të madh të NATO-s, sikurse është Turqia, njësoj sikurse i kërcënon shtetet fqinje. Në vend që të punojë nga afër me vendet anëtare të NATO-s, ai e çon përpara bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin në fushën e mbrojtjes”, shkroi Presidentja Osmani në X.

Presidentja Osmani ka theksuar, se Kosova, siç thotë, "do të vazhdojë t'i forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke i modernizuar kapacitetet e mbrojtjes, të bazuara në standarde të NATO-s, aleancë ku synon të anëtarësohet”.

Mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger vijnë në Kosovë

Kosova pranoi të mërkurën (08.10.2025) disa kontejnerë "me mijëra dronë” luftarakë kamikazë Skydagger, të prodhuar nga kompania turke Baykar. Dronët Skydagger RTF janë dronë "të gatshëm për fluturim”, dronë luftarakë të pajisur me një mjet shpërthyes për përdorim kundër shënjestrave të palëvizshme dhe të lëvizshme. Kosova ka blerë në vitin 2023 edhe një flotë tjetër të dronëve turq Bayraktar.  Në fund të vitit të shkuar, Kosova ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Turqinë për të ndërtuar fabrikën e saj të parë të municioneve. Në shtator, FSK-ja pranoi dronë modeli RQ-20 Puma LE, të blerë edhe nga SHBA-ja, ndërsa më 2024 paraqiti kërkesë po në SHBA për të blerë edhe 200 raketa antitank Javelin, dhe tani është në proces të pagesës.

Vitet e fundit, Kosova e ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes, kurse këtë vit ka arritur shifrën e shpenzimeve për mbrojtjen në 207.8 milionë euro. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) aktualisht është në proces të transformimit në ushtri, proces ky që filloi në vitin 2018, pas miratimit të ndryshimeve ligjore dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet. SHBA-ja e mbështet transformimin e FSK-së në ushtri, ndërsa NATO ende është kundër dhe këmbëngul që FSK-ja duhet t'u përmbahet detyrave të saj të mëhershme, që janë reagimi ndaj fatkeqësive natyrore ose mbrojtja civile.

DW

14 Komente

  1. U
    Ushtaraku

    Keto jane drona supermarketesh me rreze shume te shkurter. Vucic ngaqe ka protesta ben perrala me mbret

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sebastia

      Ushtakari, bazat serbe qe Jan si kerpudha rreth e rrotull Dardanise nuk jan ne Subotic e as ne Danub por pak km larg kufijve te Dardanise keshtu qe kto drone jan shume te mire per kte pune. O kar me syze!

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtaraku

        hahaha po nuk jane aq afer bazat serbe sa ti kapesh me drone supermarketi, (10 km distance) o gjenital pa syze! Ju shesin sapunin per djath atje. Edhe bashkia Librazhd mund te blej ca mijera si keto, e cfare do bej, nje vrime ne uje!

        Përgjigjjuni
      2. P
        PARTIA

        Po pse i kapllon HISTERIA SHKIET ?

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flas sinqerisht po pak hidhur

          Po lere se ju pame ne 99. Shet perralla me Rambo ti. Votoni njerezit e duhur se do beni gara me zitore. Do na beheni prape peshqesh si ne 99 larg qofte

          Përgjigjjuni
      3. A
        Arberori

        Ne do botes ti vesh zjarr, merr nja 10 kosovare....e ka thene i madhi At Fan Noli..

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gebellsi Vučić

          Dronë me rreze veprimi 10 km. Këto janë lodra për fëmijë por Vučić është Gebellsi i Milošević-it, usta i propagandës.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sqarim

            Ti je Kosovar pike se pari. Perdor nickname te zones tende, c do me "Arberor". Te themi te verteten e hidhur kur ishte puna per zjarr ne 99, Kosovaret dolen ne nje numer turpshmerisht te ulet te luftonin. Prsh Boshnjaket e njejta popullsi me Kosovaret, nxorren 100 mije veta ne lufte, Kosovaret edhe 16.000 veta eshte ne dyshim. Keshtu qe Fan Noli ka pasur ndonje dashnore Kosovare dhe i bente qefin se ndryshe s shpjegohet hahahaha

            Përgjigjjuni
            1. U
              UÇK

              Rugova, nuk lejoi, ishte presidenti dhe komandanti suprem.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sqarim

                Te lutem leri perrallat alla Kosovarce se jane bere aq bajate sa s e ke idene. Asgje personale me ty, te pershendes dhe respekte

                Përgjigjjuni
              2. P
                PARTIA

                or bole, boshnjakët patën magazinat e municioneve të MBROJTJES TERRITORIALE. Shqiptarët u bënë mish për top duke u munduar me mish e shpirt të bartnin armë në atdhe. Lufta e Bosnës nuk zgjati 3 muaj, por katër vjet. Askush nuk ua mohon trimërinë boshnjakëve. Lavdi iu qoftë!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sqarim

                  Ku kishin boshnjaket arme o perrallaxhi Kosove? Ata ishin komplet te carmatosur dhe te izoluar. s kishin nga shkonin tjeter ndryshe nga Kosovaret qe kishin Shqiperine. Dhe dicka. Lufta ne Kosove zgjati 2 vite jo 3 muaj. Dhe fare pak njerez (turpshmerisht) dolen te luftonin. Nuk dua te ofendoj popullin e Kosoves por perrallat ne forumet e vendit tend jo ketu. Respekte

                  Përgjigjjuni
              3. P
                PARTIA

                për shpirtin luftarak dardan e ka thënë...or kokëciftel!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sqarim

                  S ke asnje historian qe te deklaroj qe Kosovaret e sotshem jane Dardane vec ithtareve te Albin Kurtit. Dhe sa per shpirtin luftarak mos e dhente zoti ta provoni prape se e pame njehere

                  Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje