Regjimi i Aleksandër Vuçiçit po forcohet gjithnjë e më shumë si një sistem autoritar, duke shkatërruar institucionet dhe shtypur çdo zë kritik në shoqëri.
Qeveria serbe, sipas “Nova.rs”, ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në drejtësinë, arsimin, kulturën, shëndetësinë dhe pushtetin vendor, duke shkelur vendimet gjyqësore dhe duke ndërruar vazhdimisht drejtuesit institucionalë. Profesori Bojan Pajtić paralajmëron se Serbia po e humb karakterin e saj shtetëror, pasi institucionet janë paralizuar, ligji nuk zbatohet dhe paligjshmëria po zë vendin e rendit.
Një shembull i qartë i këtij degradimi është bllokimi i kuvendeve lokale, ku në disa qytete opozita nuk është lejuar të hyjë në seanca. Në Kraljevë, rojet private kanë penguar këshilltarët opozitarë të marrin pjesë në punimet e kuvendit, ndërsa në Zajeçar, SNS-ja ka zhvilluar një seancë të jashtëligjshme pavarësisht një vendimi gjyqësor.
Opozita akuzon qeverinë se po përhap një atmosferë frike dhe po ushtron presion politik mbi të gjitha fushat e jetës publike, përfshirë ushtrinë. Në planin ndërkombëtar, Serbia shihet gjithnjë e më larg vlerave demokratike dhe rrugës drejt Bashkimit Europian, teksa afrohet me Rusinë dhe kufizon liritë qytetare.
Ndërkohë që kërkesat për zgjedhje të reja po shtohen, qeveria i refuzon kategorikisht, ndërsa studentët përgatiten të dalin me një listë të pavarur. Partia Demokratike e Srđan Milivojević është e vetmja që ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, duke mbështetur studentët si zë të rezistencës.
Profesori Pajtić thotë se nëse ky regjim mbetet në pushtet, Serbia do të zhduket si shtet dhe do të mbetet vetëm një territor pa institucione, pa drejtësi dhe pa të ardhme.
Evropa i frikesohet Serbis te marim si shembull a e ka sanksinuar ndonji here Serbine asnji here ,cka ndodhi ne Vukovar te Kroacis,ne Srebrenice ,mos te flasim per Kosoven ku Evropa nuk don ta dine se cka ka ndodhur gjithmon e kan mbrojtur dhe e mbrojne,po te ndodhte kjo ne Kosove parlamenti i Brukselit dote vinte ne kembe ne Prishtine per ta denuar Kosoven ,kurse Vucici shperblehet pa lidhje se cka ben,po ja kthej shpinen Rusis Evropa ja dhuron Kosoven.