Kosova "blindon" qiellin, mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger mbërrijnë në Aeroportin e Prishtinës

8 Tetor 2025, 20:40Rajoni TEMA
Kosova "blindon" qiellin, mijëra dronë luftarakë

Kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa për përdorimin e tyre tashmë janë trajnuar dhjetëra ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.  

Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me Kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani mëmë e prodhuesit Skydagger. Kryeministri Albin Kurti thotë se dronët ishte planifikuar të mbërrinin në janar 2026, por janë dërguar nga fabrika tre muaj më herët.

Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger, janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut.

"Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas TB2 Bayraktar dhe fluturakeve Puma po vazhdojmë të ngrisim dhe shtojmë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore", shkruan kryeministri Albin Kurti.

"SKYDAGGER RTF 15" shquhet si një pajisje me performancë të lartë, e projektuar për të përmbushur nevojat e misioneve profesionale, qoftë në monitorim, shpërndarje apo përdorim të specializuar. Ky dron kombinon shpejtësinë, stabilitetin dhe kapacitetin e ngarkesës, duke ofruar një zgjidhje të besueshme për operacione të ndryshme ajrore.

Ai ofron një kohë maksimale fluturimi prej 36 minutash, duke e bërë atë të përshtatshëm për operacione të zgjatura pa ndalesa. Kur fluturon me një ngarkesë të dobishme, droni ruan performancën duke ofruar deri në 14 minuta fluturim, ndërsa rrezja maksimale e veprimit arrin deri në 10 km - një distancë e konsiderueshme për misione kërkimi, shpërndarje pajisjesh ose patrullime në distancë.

Me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë, "SKYDAGGER RTF 15" garanton lëvizshmëri të shpejtë dhe reagim të menjëhershëm ndaj situatave të ndryshme operative. Kjo e bën atë ideal për misione urgjente, ku koha është një faktor kritik.

10 Komente

  1. A
    Arsimtari

    Romaket dikur: Per te pasur paqe,pergatitu per lufte ...! Ndersa, shqiptaret gjate historise: Duam buke e arme,dhe asgje tjeter!

    Përgjigjjuni
    1. b
      bugazi

      Kosova perpara!!

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtaraku

        Ukraina i ka fpv dronet me rreze 40 km aq sa rrezja goditese e obuzave. Keta me 10 km rreze qe bleu Kosova e vene operatorin me rrezik jete nga barazhi artilerik. Pra nuk mund te krijoj ate qe krijon ukraina , nje zone te vdekur 40 km me ane te te cilit mban frontin. Keto drone supermarketesh i ka blere lire fare Kurti dhe ja shet pensionisteve qe kane mbetur ne Kosove sikur bleu namin. Per krahasim droney kamikazi YIHA-III qe bleu Shqiperia me njiera kane rreze veprimi 100 km dhe prape ketu nuk doli njeri te mbante fjalime per to sikur bleu bomben atomike. Ne Kosove pelqehen perrallat mesa duket

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tatata

          Tani le tja mbaje bytha Serbis te sulmoje se Bini ja hudh te gjitha raketat me balona tabake , kujt ja jepini kete lajm mor koqevara , mijera drone thone , mijera nuk kane shtete te fuqishme ekonomike e jo koqevaret qe skane buke te hajne , por mir qe i furnison Serbia me ushqime .

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushtaraku

            Ore vella jane drone supermarketesh, shum te lira, qe kane rreze te shkurter dhe i rrezikojne jeten operatorit, qe nuk te shtojne as te ulin gje. Referoju komentit tim siper

            Përgjigjjuni
            1. P
              Po pra

              Saktë.

              Përgjigjjuni
          2. D
            Dardania deri ne Danub!

            Forca Dardani! Le te olasin shkijet bashk me komentuesit e tyre ketu.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kosova deri ne Afganistan

              Meso te vesh trurin ne pune e mos beso perralla fshati

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mondi

                Me vjen mire ore Dardani qe te Plasin Shkijet,po jam me ty.Por keta te Mesipermit qe shkruajne ketu jane Shqiptare,si une dhe ti,dhe ai Ushtaraku po ta sqaron shume mire.Nuk jam Ushtarak,por e njoh pak a shume .Dronet arrijne thote Artikulli ne 10 Km fluturim:Atehere pyetja me ore Dadania,meqenese e njeh Territorin Kisovar dhe Serb,deri ku arrijne keta ne Serbi,Ne Beograd jo se jo.Pastaj se eshte Turp:Mos thoni Mijra,se asnje Shtet nuk tregon Totalin,se jane Sekrete Ushtarake.Megjithate ti Gezoni Dronet,dhe Suksese.

                Përgjigjjuni
              2. 1
                10 km jo 1000 km

                Rreze veprimi 10 km. Lodra fëmijësh. Vučić ka rastin të bëj propagandë. Kosova duhet të kenë dronë me rreze 1000 km, si faktor parandalues të ambicieve dhe aventurave pushtuese të Serbisë.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje