“Turp të keni”, Vuçiç sulmon ambasadorët e Perëndimit në Kosovë: Shikojeni veten në pasqyrë...

12 Prill 2024, 09:48Rajoni TEMA
“Turp të keni”, Vuçiç sulmon ambasadorët e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sonte se vendet e QUINT-it, të cilat kritikojnë Listën Serbe për thirrjen për bojkotimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës më 21 prill, duhet të turpërohen nga akuzat e tilla.

Vuçiç, duke iu përgjigjur gazetarëve pas një takimi me delegacionin e Republikës Srpska, tha se vetëm 3.4 % e qytetarëve kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës vitin e kaluar.

“Pashë që disa po përpiqen të predikojnë, çfarë pafytyrësie”, tha Vuçiç, duke përgjigjur në pyetjen e gazetarit në lidhje me faktin se QUINT-i po ua hedh fajin serbëve për bojkotin e shpallur të votimit më 21 prill.

Siç raporton B92, Vuçiç tha se Albin Kurti fillimisht i organizoi zgjedhjet në të cilat dolën 3.4 për qind e qytetarëve, ndërsa më parë kishte kryer aksione të panumërta kundër serbëve.

Arrestuan serbët, keqtrajtuan, rrahën, plagosën… Pastaj ai [Kurti] organizoi zgjedhje brilante me 3.4 për qind të njerëzve që dolën. Por kjo nuk është problem. Ata na thanë pranoni të merrni pjesë dhe ata do të japin dorëheqjen. Kur ne pranuam, thonë – nuk do të japin dorëheqje”, ka kujtuar Vuçiç.

Pas kësaj, thotë ai, nga QUINT-i u kanë thënë serbëve që të paraqesin peticion, ku do të duhej të mblidheshin nënshkrimet e 20 për qind të votuesve të regjistruar.

“Dhe kur me të gjitha dredhitë e Kurtit, i mbledhim ato nënshkrime, thonë – jo, hajde të shkojmë në referendum. Dhe referendumi kërkon 50 plus 1 votë. Epo nuk ka edhe aq serb duke jetuar atje… Regjistruan aty edhe 862 persona”, theksoi presidenti i Serbisë.

Sipas tij ndaj të gjithave këtyre reagoi Lista Serbe dhe theksoi se në fakt është e pakuptimtë, sepse serbët nuk mund të durojnë më terrorin.

“Edhe pas 3,4 për qind të atyre që kanë dalë në votime thonë – Beogradi është fajtor? Turp të keni. Shikohuni në pasqyrë, o gënjeshtarë”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka përsëritur se Serbia po përballet me një periudhë të vështirë në të cilën do të vendoset edhe anëtarësimi i Serbisë në Këshillin e Evropës. Ai tha se me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa plotësuar kushtet dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe gjithçka tjetër, në fakt po e nxjerrin Serbinë nga ajo organizatë.

“Do të shohim. Është e gjitha në të njëjtat ditë. Ne do të luftojmë lidhur me këtë…”, tha Vuçiç.

6 Komente

  1. S
    Saranda

    Kur vrasesi Vucic, i cilipersonalisht me kallashnikov ka kryer krime ne luftrat e ishjugosllavise, tani laune viktime. Gjenocidiali Vucic.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Pikerisht,ate thone edhe shqiptaret,duhet te shofin ne pasqyre vetveten te gjithe perendimoret e te reflektojne se sa kane gabuar qe nuk ja shtypen koken gjarprit serb por u mjaftuan duke i prere bishtin!! Por ama, ky e di fort mire se po i mbertheu briret edhe nje here,kesaj radhe mund ta pesoi shume keq,dhe aktrimi qe ben gjithnje nuk do i hyje ne pune!!

      Përgjigjjuni
      1. p
        preshevali

        Zatën na shqiptarët gjithmon u kemi parë sherrin tanëve kështu benë edhe ky kopili Fahri Musliut.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamur Struga

          Po kete teledrame te luajtur me kaq "zgjuaresi" njerezimi si duhet ta pagezoj?veprim prej te cmenduri ,apo lote hienash se e hangren nje tufe me sorkadhe por u shpetoj nje tjeter e vetme?Kesaj i thone ,u placin syte e ballit te gjithe atyre qe po e ledhatojne te gjithe atyre qe bejne iluzione se do tu kethehet ne anen e tyre,Turp per cdo hezitim.Nuk e besoj se nderkombetaret pos lajcakut,borellit stanos te jene aq shume naiv sa qe te bien nen ifluencen e nje krimineli ordiner.Qe ketu ka nje mareveshje dibelesh e qyqanesh ,kjo nuk diskutohet ,pa lejen e putinit te gjithe ate armatim te lehte,municion qe e dergon ky kriminel ne Ukraine,nuk viret fare ne dyshim.Them qe kjo eshte njera nga shume arsyet qe nderkombetaret paraqiten zuzare dhe te pa afte.Tani po ky perbindesh i quan fajtor nderkombetaret sepse ata jane qe e kane toleruar,kasapi edhe do ti dergoj ne Hage,se fjala kina rusia e perkrahin pa as nje tezerve.Por si do mbesi emri i vertete i kesaj Me telenovele qe ne te te ardhmen pritet nje kasaphane tjeter,e kuptoni o ju te mjere...Vetem ne shqiptaret e kuptojme djallezine!lotet taktikat e keti armiku shekullor,prandaj edhe vigjilencen e kemi 101% ne gjendje : hap zjarr mbi armikun.....

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miku yt

            I dashur Flamur. Kujdes me fjale ekstreme kur thua se "nderkombetaret paraqiten zuzare dhe te pa afte". Nderkombetaret dine se cduan dhe dine se cbejne, por eshte Albini zuzar qe nuk bashkepunon me ta dhe je ti i paafte qe nuk kupton se ku te con politika e Albinit... Po ashtu kujdes me fjale hartimi :"hap zjarr mbi armikun"... Ne duhet te luftojme dhe punojme qe ajo dite qe enderon Vuciqi per lufte te mos vije kurre, sepse Vuciqi ate kerkon...Shoku Enver na mesonte: duhet te pergatitemi per lufte sikur do ndodhe neser, por te punojme qe ajo dite te mos vije kurre...Apo jo i dashur Flamur?

            Përgjigjjuni
          2. A
            Agim Shpiragu

            Vuciqi eshte nje kombinacionalist me talent ne lojen e poshter qe ben me Kurtin. Ne ato qe thote nuk genjen plotesisht. Po ti qemtosh me kujdes cfare thote, del bukur qe ky ka qene nje plan i tij ne vazhden e akuzes kunder shqiptareve dhe politikes se Alpinit 'kunder pakicave". Llogjikisht ai ka te drejte sepse Kurti nuk kish asnje te drejte morale qe komunat serbe ti komandonte me shqiptare. Kjo do binte ndesh me te drejtat e njeriut dhe nuk i sherben Kosoves te promovohet si shtet. Ishte loja e perbashket me Vuciqin qe ai luajti kunder interesave tona dhe ndihmoi Vuciqin gjate gjithe kesaj kohe te propagandonte teorine e "asociacionit" serb per pakicat. Zgjidhja qe beri Kurti qe kryetaret e komunave serbe te ishin shqiptar ishte nje arme qe ai i dhuroi Vuciqit kunder Kosoves...Me ne fund(si gjithmone qe Kurti vonohet) ai "kuptoi" se kjo zgjidhje nuk ishte ne perputhje me politiken evropiane te te drejtave te pakicave dhe ashtu si kombinacionalist i persosur me Vucicin, vazhdoi te komlikoje me tej ceshtjen. Ne vend te vepronte sic tha Evropa qe ne fillim dhe keta kryetare shqiptare te jepnin doreheqjen dhe te shkohej ne zgjedhje te tjera, Kurti me pompozitetin e Vuciqit kalon ne ekstremitet dhe shpall zgjedhje e ben lojen e "shtetit" te Kosoves qe vepron sipas mendjes se Kurtit...Nejse! faza e pere e komedise tragjike qe Kurti dhe Vuciqi luajne ne kurris te Kosoves, mbaroi. Aktori Kurti del nga skena dhe hyn aktori me fame serbe i quajtur Vuciq. Ai ben sikur ka naze dhe fshehtas orjenton serbet e Kosoves te bojkotojne zgjedhjet. Eshte e njeta politike qe ndoqi edhe kur Kurti fitoi zhjedhjet ne veri te Kosoves, por tashme eshte ai qe luan me perndimin lojen e "maces me miun". Qellimin qe ai kishte e arriti nepermjet Kurtit dhe tashme del vet ne skene dhe i tregon perendimit se kush eshte "bosi". Qarte dhe si drita e djellit del qarte se ne kete loje te ndyre, Vuciqi eshte jo vetem bosi por dhe bosi i Kurtit qe perdridhet si bolla....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje