U dënua për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, arratiset Marko Roshiç

9 Korrik 2024, 14:38Rajoni TEMA
U dënua për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, arratiset

Marko Roshiç, njëri ndër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç është arratisur.

I shpallur fajtor dhe i dënuar me 8 vjet burg nga shkalla e parë e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Roshiç ishte liruar nga paraburgimi dhe po mbrohej në liri.

Megjithatë, pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj tij dhe tre të tjerëve të premten e 28 qershorit, Roshiç është arratisur nga drejtësia. Ai nuk është në shtëpinë e tij në Mitrovicën e Veriut nga zyrtarët policorë të Kosovës.

Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.


“Po, është arratisur. Ai ka qenë në shtëpi”, ka thënë shkurt Elshani.

Më 28 qershor Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka dënuar më 22 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

3 Komente

  1. s
    starfullah

    eeee Albin pordha e le te iki serbin ?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      E ka fajin qeveria e kaluar siq thot kurrci apo legenat e tij sa her qe dalin para mediave, pastaj kujt ti besojme o zoti i madh, njani shkruan se roshiq iku nga burgu tjetri del e thot se ka qene ne shtepi dhe ne momentin e dhanjes se vendimit ai u zhduk! Vetem shqiptaret si çdo her nuk mund te zhduken, e kam fjalen per ata qe serbia i akuzon, ose i kap haga ose vet policia e kosoves qe komandohet nga sahanlepirsat e kurrcit dhe mender presednike osmankes, nderkohe ata qe vrasin shqiptar si gani geci,sekiraqa apo ndonje tjeter strehohen ne serbi si te ishin mbreter dhe pastaj kthehen dhe dalin ne telzvizor dhe n'a shesin mend dhe moral, kam frike se do dali ndonje videoinqizim si ne rastin kusarit radojqiqi dhe pastaj prap kurrci do ta fajeson ish qeverine apo drejteperdrejt ish presidentin Thaqi.

      Përgjigjjuni
      1. T
        TK

        Fatos me nxite trurin per kujtesen retroprespektive ku ne telefonaten qe Radojciqi ben me Kusarin i thote asaj: Radojciqi jam. Fol me Millanin… Pra i thote Kusarit se Milani di cdo gje prandaj fol me te kurdo qe do e kerkoje misioni i spiunazhit…Kusari ne ate kohe mbante lidhje me Radojciqin per te transmetuar Kurtit urdherat e Vuciqit….ke degjur gje per Kusarin se me se merret sot?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje