Varhelyi kërkoi themelimin e Asociacionit, reagon ashpër qeveria e Kurtit: Dialogu është punë e tjetër kujt, fokusohuni në misionin tuaj

31 Korrik 2024, 10:05Rajoni TEMA
Varhelyi kërkoi themelimin e Asociacionit, reagon ashpër qeveria e

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër ndaj Komisionerit të ri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili kërkoi që Kosova të dërgojë përpara çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e çuar atë në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Zulfaj, i cili udhëton me Kurtin në takimet e Brukselit që lidhen me dialogun, me një gjuhë jo edhe shumë diplomatike, i ka thënë Komisionerit të BE-së që dialogu është punë e tjetër kujt dhe i ka sugjeruar atij që të fokusohet në procesin e zgjerimit.

“E pash sugjerimin tuaj, z.Varhelyi për Asociacionin në Kosovë, pa e përmendur Marrëveshjen Themelore të Brukselit, njohjen reciproke dhe raportet e mira fqinjësore. Ndoshta është më mirë për ju të fokusoheni në zgjerimin e BE-së, meqë dialogu është në portfolion e dikujt tjetër”,- ka shkruar Zulfaj në rrjetin social X.

Kujtojmë se më herët, Komisioni Evropian në një deklaratë zyrtare tha se Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varlhelyi ka kërkuar që Kosova të procedojë sa më parë me dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të Draftit për Asociacionin.

“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë përmes dialogut. Presim që palët të vazhdojnë me përpjekjet e vazhdueshme për deeskalim dhe përparim në zbatimin e obligimeve të tyre, në kuadër të dialogut – duke filluar me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”,- thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

4 Komente

  1. x
    xhim

    Hiqni forcat paqeruajtëse nga Kosova se kanë gomarin Kurti që i mbron.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Ky qelbesira Po guxon tu jap detyre edhe evropjaneve. I dashkan shtuar edhe ca sanksione te tjera

      Përgjigjjuni
      1. e
        e verteta

        Sa per komentuesit , JO CDO HAJVAN ne karriget e BE-se ,aq me teper filoruset qe jane gati te perzihen nga BE,kane te drejten te llapin ca i thote Vukaka.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komisioneri nuk po gjen vend te futet nga frika

          Po, drejt e ke zotrote, BE eshte teper e frikesuar prej Kurtit dhe VV. Pytja eshte se lojen u kujt po ben Kurti, se te Kosoves jo e jo.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje