Mazllum Baraliu, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në një lidhje direkte me studion e emisionit “Terminal” në A2CNN, komentoi ngërçin politik në Kosovë me zgjedhjen e Presidentit të ri.
“Është veprim i gabuar, i pamatur mbase, edhe një perceptim i gabuar i zonjës Presidente, e cila këtë dekret të saj e ka bazuar në nenin 85 të paragrafit 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili thotë se zgjedhja e Presidentit të ri do të duhej të bëhej më së vonit 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Kjo dispozitë nuk është e definuar dhe semantikisht nuk është e plotë, nuk është e definuar, nuk është taksative dhe nuk është e qartë sepse nuk thotë se çfarë pasojash prodhon moszgjedhja e Presidentit të ri në një afat prej 30 ditësh”, tha Baraliu.
“Është një kushtetutë që ka përsëritje dhe ka dualizma në dispozitat e saj e thotë kur dhe kush mund ta shpërndajë Kuvendin. Kushtetuta thotë që “Kuvendi shpërndahet nëse brenda 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës të zgjedhjes së Presidentit, Presidenti i ri i Republikës nuk zgjidhet. Pikërisht kështu ka ndodhur në seancën e fundit, e cila është ndërprerë në pamundësi të vazhdohet sipas Kushtetutës dhe rregullores së punës së Kuvendit. Presidentja e vendit ka bërë një ndërhyrje që edhe mund të interpretohet nga disa si një grushtet në thonjëza sepse ka ndërprerë një procedurë që është legjitime, është taksative në Kushtetutë dhe do duhej procedura për zgjedhjen e Presidentit të vazhdonte edhe 58 ditë të tjera, ndërkohë që ajo ka shpërndarë Parlamentin dhe tani ka pamundësuar rrjedhjen e tij pas 23 ditësh dhe funksionalizimin me shumë punë dhe detyra që Parlamenti i Kosovës ka pasur në rend pune, në rend dite, pra siç janë për shembull disa marrëveshje ndërkombëtare me vlerë qindra milionëshe. Mendoj që është e qartë, është e shkruar, madje nuk ka nevojë për asnjë interpretim që në Kushtetutë që thjesht ky veprim i Presidentes me këtë dekret është i ngutshëm dhe do të thosha me pasoja të pariparueshme”, shtoi Baraliu.
po mirë mo mirë vetëm shqiptarët i bëjnë ligjet me dy kuptime?! Kjo i bije që të jemi o budallejtë më të mëdhej në botë, o mashtrusit më të mëdhej në botë
Kushtetuten e kosoves nuk e kane bere shqiptaret e kosoves por nderkombetaret QE ne mesim e tyre Ka Pas QE kane urrejte shqiptaret me shume sesa magjupet dhe jahudit.
Ne favor te kujt shkojne zrat e bashkuara te qyqeve,zerat e hienave!zerat e mogoseve ne keterast,a jane ne gjendje ta kuptojne karieristet,palacot drite shkurter?.Thone se "juristi" xxxxx e thote se ka te drejte Presidentja te perhapja e Kuvendit sepse eshte Kushtetuta e cila ja lejon te marri kete akt vendimtar,ka "juriste qe e thone" se jo sepse eshte Kushtetuta e cila ja ndalon kete veprim...Tani shtrohet pyetja?verte keta jurista jane kontravers per ta bindur popullin se : ju po percaheni po e demtoni bazamentin e shtetit te Republikes se Kosoves?.Qe verte te kishte pasur kaq shume analfabet te cilet e bejne interpretimin e te drejtes se Presidentes,ka qen ABSURDE.Si nuk i mendojne pasojat ,si nuk e kuptojne se keshtu te percare te na shohi moska,beogradi..Ne po grindemi per karrike.Po ju qe e ndezni kete zjarr,kishit shkuar te mirrni armet dhe gjaku juaj te derdheshte krahas gjakut te herojve,deshmoreve,ushtareve te UCK-ese te lavdishme?Si nuk e kuptoni sakrificen e Komandantit Legjendar Adem Jashari i cili me te gjithe familjen gati,dhane jeten per nje Kosove te lire sivrane?Ju qe ndizni zjarrine urrejtjes percarjes keni aftesi ta kuptoni kete fenomen historik patriotik me plote atdhedashuri?Turp qe nuk mendoni,turp qe nuk bashkoheni ,te pakten per te miren e Shtetit te Republikes se Kosoves.Fatkeqesisht ,jemi mesuar te na udheheqin te na zgjedhin hallet tona ,sulltanet Princ Vidat...Shum keq..
Varu hebet ketyre talibaneve qe edhe sikur te kene kushtetuten me perfecte, prape do e zbatojne sipas orekseve
Esht mbesa e Xhafer Deves kjo,hamarjen e kan ne ADN.
O Mazllum, po na lebetite femijet more i uruar me ate fytyre bre. Vertet ti ke qene Kryetar i Kushtetueses? Po nga ke dale bre, i pakrehur, i parruar, .... Dhe ka faj Vucici pastaj..... !
Ore Mazllum more Mazllum gjithherë ke bërë vetëm zullum . Në gjuhë të huaja more Mazllum thonë je “POTLAČEN - SHTYPUR” ke shërbyer dreqit pa fund. Jo aq shumë nga politika po nga lakmi për karrika. O Mazllum, e ke bërë Kushtetutën bisharët, kurse vetin hasharet /mickoj/ .