Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

7 Mars 2026, 10:45Rajoni TEMA
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar si “hap prapa” dështimin e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.

“Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkroi Terras në një postim në rrjetin social X, pasi Kuvendi nuk arriti ta përmbyllë procesin e zgjedhjes së presidentit.

Reagimi i tij vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, duke argumentuar se deputetët dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues për zgjedhjen e presidentit brenda afatit.

Sipas Osmanit, 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues që Kuvendi ta zgjidhte presidentin e ri, 30 ditë para përfundimit të mandatit të saj më 4 prill. Ajo tha se përpjekjet e dështuara për zgjedhjen e presidentit nuk ishin as të rastësishme dhe as të pamenduara, por “të kalkuluara”./REL

3 Komente

  1. G
    Gjergji

    Thuaja grenellit!!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ta largojna Kurtin na Kosova....

      Kurti ka qe 5 vite qe tall bothen me BE. As Kosoven nuk mundet me sjel ne din BE, pale mandej veten e vet. Vetem Trump do ta cliroje Kosoven nga VV.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dashi

        Hap mbrapa thotë Evropa , po kur ka bërë Kosova ndonjëherë hap përpara ?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje