VIDEO/ Filxhanë kokës, sherri skandaloz mes deputetëve shqiptarë bëhet viral në internet

28 Qershor 2022, 11:50Rajoni TEMA

VIDEO/ Filxhanë kokës, sherri skandaloz mes deputetëve

Një situatë e pakëndshme është shënuar në komisionin për çështjet evropiane në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i këtij komisioni, Arbër Ademi nga radhët e BDI-së është përplasur me deputetët e opozitës së VMRO-DPMNE, pasi këta të fundit kërkonin fjalën për procedurë.

Ademi shihet duke gjuajtur me filxhan kafeje, shishe plastike dhe sende të tjera ndaj kolegëve të tij nga opozita si dhe duke shkatërruar pajisjet teknike.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Ilir Dauti pësoi disa lëndime të lehta.

Opozita e akuzoi Arbër Ademin për ushtrim dhune ndaj kolegëve, ndërsa pushtetin për shtyrje të dhunshme të ligjit.

Sipas tyre zgjatja e periudhës së pensionimit me tre vite për gjyqtarët e prokurorët bëhet për oreks të koalicionit qeverisës.

BDI-ja dhe partia e kryeministrit Kovaçevski LSDM akuzuan opozitën për nxitje dhune.

Maqedonia e Veriut është përballur me tensione mes deputetëve kohët e fundit dhe incidente të tilla janë bërë të zakonshme.

Klima e paqëndrueshme politike në Shkup ka çuar në bllokadë të Kuvendit dhe seancave të komisioneve parlamentare.

 

2 Komente

  1. Z
    Zana

    E kane peshqesh nga Europa kete gjendje kaotike.Le te kenaqet duke pare europa siruaten qe po krijohet jo vetem ne MV por edhe ne Ballkan.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardha

      Prit nuk ka fillua ala ,kete here nuk e ka ndez zjarrin putineva por vete idioti i frances qefshiet pas brekeve te plakes,po ne se shperthen ai do futet atje nga ka dale

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje