Restoranti në Prishtinë ndalon hyrjen për shtetasit e BE-së

27 Qershor 2022, 21:10Rajoni TEMA

Restoranti në Prishtinë ndalon hyrjen për shtetasit e BE-së

Një restorant në Prishtinë i cili ndodhet përballë zyrave të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eulex, ka vendosur mos t’i lejojë shtetasit e vendeve të BE-së që të hyjnë në lokal.

Ky është një vendim i pronarit të lokalit në formë proteste për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

Edhe pse dëmtohet ekonomikisht, meqë lokali i tij është i frekuentuar nga punëtorët e EULEX-it, zyrat e të cilëve janë përballë, ai nuk është pishman për këtë vendim. 

Mbishkrimin e kanë kuptuar shtetasit e huaj, dhe pronari i lokalit thotë se nuk i është dashur ta largojë dikë nga lokali.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka të drejtën e lëvizjes pa viza ne zonën Shengen.

Pavarësisht se që nga viti 2018 i është thënë se ka plotësuar të gjitha kushtet, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë më të izoluarit në Evropë.

7 Komente

  1. ?
    ????????????????????????

    BRAVO

    Përgjigjjuni
    1. D
      DinPak

      Kosova nuk është vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka të drejtën e lëvizjes pa viza ne zonën Shengen, por eshte vendi i vetem ne gjithe Europen qe nuk e ka kete te drejte.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Super! Shumë mirë! Të marrin vesh më në fund se ka dhe dinjitet e jo vetëm interes për të fituar lekë.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

          E rend me qen.... korrak sunit.

          Përgjigjjuni
          1. r
            realist

            Eshte edhe Turqia , qe leviz me viza ne Evrope , nuk i lejohet liria e levizjes , nje lloj si Kosova .

            Përgjigjjuni
          2. P
            Plot

            Ky quhet diskriminim dhe perben veper penale. Ka menyea te tjera per te protestuar

            Përgjigjjuni
            1. P
              Progon Pollogasi

              I NDERUARI PRONAR ! JO vizat, por SPECIJALNA SUD është krimi evropian Sa për vizat - gjendet ilaci dhe ai është ndër ne, po akuzojmë Evropën, ndërsa mbyllemi vetë. Kupton se cka dua të të them. Të "klishetojmë" sjelljen e bullgarëve të FYROMIT me trenin e Sofjes! Nuk do Rilindja, se do i mbyllet "Bakllava e HOPET"

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje