VIDEO: Provokon Vuçiç, shfaqet me flamurin e Rusisë në ndeshjen kundër Zvicrës

14 Tetor 2024, 09:55Rajoni TEMA
VIDEO: Provokon Vuçiç, shfaqet me flamurin e Rusisë në

Zvicra u përball me Serbinë në Leskovc në kuadër të Ligës së Kombeve. 

Serbia arriti të shënonte fitore 2:0, duke e arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare. Në stadiumin prej 8 mijë ulëseve u pa edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Gjatë himnit të Serbisë, Vuciç u pa duke e valëvitur një shall me ngjyrat e flamurit rus dhe atij serb.

Lidhur me këtë ka reaguar politikani serb, Dragan Sormaz, i cili deri në vitin 2023 ka qenë pjesë e partisë së Aleksandër Vuçiçit.


“Çfarë lidhje ka Rusia me ndeshjen Serbi-Zvicër?! Jep dorëheqjen, turpi i Serbisë Aleksandër Vuciç, shko në Kazan, trim i madh! Shko në Prishtinë dhe valëvite flamurin rus!”, shkroi Sormaz në profilin e tij në Twitter.

2 Komente

  1. ÇIM KEKA

    ai është flamur serb moj tema!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bria

      A sheh ti apo je qorr!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje