VIDEO: U kapën me armë dhe eksploziv në mes të Athinës, si u prangos çifti shqiptar

12 Tetor 2024, 11:44Rajoni TEMA
VIDEO: U kapën me armë dhe eksploziv në mes të Athinës,

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimit të një çifti shqiptar në lagjen Sokratous në qendër të Athinës.

Ata u gjendën me armë, detonatorë dhe eksplozivë në makinën e tyre, pas një kontrolli të rastësishëm nga policia greke.

39-vjeçari i lindur në vitin 1985, i quajtur Armiol Rrasa thuhet se ka një histori të rëndë kriminale. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008, por u lirua në vitin 2015.


Bashkë me të u arrestua sot edhe partnerja e tij shqiptare, 33-vjeçare, Daniela Luari.

Arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli të rastësishëm nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kur efektivët e policisë ndaluan mjetin në të cilin udhëtonte çifti shqiptar.

Sipas informacioneve të gazetës Protothema, nga kontrollet u gjet e fshehur në një çantë blu, ku kishte një pako me lëndë plasëse, detonatorë dhe një pistoletë tip Tokarev.

Dy të arrestuarit u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Athinës për pyetje të mëtejshme, ndërsa autoritetet po hetojnë për origjinën dhe destinacionin e sendeve të ndaluara.

Automjeti me të cilin udhëtonin i përkiste një kompanie leasing.

Të dhënat për të shkuarën e 38-vjeçarit po shkaktojnë shqetësim të madh, pasi duket se ai nuk kishte hequr dorë asnjëherë nga lidhja me botën e krimit.



Lini një Përgjigje