
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Serbisë, në të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po prezanton para deputeteve raportin e procesit të dialogut nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të këtij viti, ka nënvizuar faktin se vendi i tij në asnjë mënyrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës as në mënyrë direkte as indirekte.
“Dëshirojë që si betim në Kushtetutë, të them se asnjëherë, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe as nuk do të mungojë në luftën për Kosovën”, ka thënë ai para deputetëve serb këtë të martë.
Për Vuçiç, Serbia gjithmonë është gati për dialog dhe se sipas tij, Beogradi asnjëherë nuk ka qenë gjeneruesi i krizave në Veri të Kosovës.
“Rreziku është afër, dhe për këtë më së miri mund ta dëshmojnë përfaqësuesit e popullit serb. Sebria nuk ka marrë pjesë në gjenerimin e krizës në asnjë mënyrë, pavarësisht gjithçkaje ne jemi të gatshëm për dialog”, ka shtuar ai.
I'a kanë censuruar edhe heshtjen .
Nuk arrij te kuptoj dialogun kur ky nuk ka nder mend ta njohe Kosoven. Njesoj si ruset, duhet t'ja thyesh hundet dhe koken dhe te mos i pyesesh fare.
Serbia nuk e ka asnjë zor që të jetë e detyruar ta njoh Kosovën. Përkundrazi, i janë hapur të gjitha dyert. Ia ka hapur të gjitha dyert edhe Shqipëria! Kur shqiptarët nuk i bëjnë presion Serbisë, nuk i bën askush. Nëse Edi Rama mendon se duke ia hapur dyert hapakrah Serbisë, ajo zbutet dhe lëshon pé për Kosovën, mashtrohet! E gjithë taktika e Vuçiq-it është t'i përçaj shqiptarët, ta përçaj Shqipërinë me Kosovën, gjë që po ia arrinë me shumë sukses!