Vuçiç: Perëndimi po kërkon njohjen e Kosovës dhe sanksione kundër Rusisë

2 Mars 2024, 22:10Rajoni TEMA
Vuçiç: Perëndimi po kërkon njohjen e Kosovës dhe

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç akuzoi të shtunën perëndimin se po ushtron trysni mbi Serbinë për të njohur Kosovën, për t’i vënë sanksione Rusisë dhe për të vendosur siç tha, një regjim “kukull” në vendin ballkanik.

Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi në Beograd, pak orë para se Partia e tij Përparimtare Serbe të shpallte vendimin për zgjedhje të reja në kryeqytetin serb, të cilat janë përcjellë më shqetësime të thella për keqpërdorime.

Presidenti serb i bëri thirrje qeverisë së tij të zbatojë menjëherë rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-ut për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit në Serbi.

Opozita ngulë këmbë se asaj iu vodh fitorja në Beograd dhe i gjithë procesi zgjedhor ishte i parregullt.

Presidenti serb tha se në kuadër të trysnisë perëndimore për njohjen e Kosovës përfshihet edhe kërkesa që Serbia të heq dorë nga mbështetja për Republikën Serbe në Bosnje.

Ai tha se zhvillimet në Ukrainë nuk po rrjedhin sipas pritjeve të perëndimit dhe Rusia mund ta përdorë Kosovën si precedent.

“Meqë këtë e dinë në perëndim, është me rëndësi që të mbulohet kjo çështje dhe do të rritet trysnia mbi Serbinë, por jo edhe mbi (kryeministrin e Kosovës Albin) Kurtin.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi, por edhe për tensionet ndërmjet palëve.

Beogradi nuk e mbështeti as deklaratën e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny.

Përmes deklaratës së 16 shkurtit BE-ja fajësoi presidentin rus, Vladimir Putin, për vdekjen e kritikut të Kremlinit.

Zëdhënësi i BE-së Eric Mamer tha se harmonizimi i politikës së jashtme me atë të blloku është pjesë e procesit të anëtarësimit të atyre që aspirojnë integrimet evropiane.

“Qartë ka pasoja në rast të mosharmonizimit me qëndrimet e BE-së pasi është kërkesë themelore që një vend duhet të harmonizohet me këto qëndrime për t’u bërë vend anëtar i BE-së. E Serbia është shprehur se anëtarësimi në BE është një qëllim strategjik i saj”, tha ai.

Ndonëse formalisht synon integrimet evropiane, Serbia ruan lidhje të ngushta me Moskën e cila mbështet pretendimet e Beogradit ndaj Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen perëndimore.

VOA

2 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Ky përdor perëndimin si gogol për të mbajtur pushtetin, duke e lavdëruar veten si i vetmi serb që mund të mbajë larg perëndimin e duke qenë fort e përqafuar përjetësisht me Putinin.

    1. F
      Flamur Struga

      Perendimi,akoma ty po te ledhaton.Tek perendimi ti ke perkrahjen te barabarte me ste te putinit.Sikur verte perendimi,te kishte qen vigjilent ne vleresimet e drejta perballe te gjitha maskaralleqeve te tua ,duke filluar nga te gjitha propozimet per njohje stabilitet,per akte terroriste,provokime,,ty eshte dashur te te ndeshkojne me masa reale ...Eshte aftesia e hienes qe te perbuzi ,qe edhe tani ,tallet i perbuz kur ky neper forume te ndryshme deklarohet si armik i perbetuar i europes dhe satelit besnik i putinit.Deklaratat e keti psikopati jane plote demagogji ,cinizem qe te vret naten dhe te vajton diten,kjo eshte metoda e keti te marri.Sikur verte europa te jete ajo qe duheshte te ishte,problemi ishte zgjedhur,populli serb do te ishte ndergjegjesuar per te jetuar ashtu sic jetojne njerezit e europes te civilizuar me ne shqiptaret.Politikes dhe krereve serb nuk u besohet jane egersira vrases kriminele i ka rritur dhe edukuar politika fashiste ruseserbe..

      Lini një Përgjigje