Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë që Serbia është në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por kjo “duhet të ndryshojë” nëse i kërkohet njohja e Kosovës.
“Nëse përballemi gjatë rrugës me njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, obligimin për të pranuar martesat e gjinisë së njëjtë apo përfshirjen në konfliktin me Rusinë dhe Kinën, ne nuk duhet të shkojmë në atë rrugë”, ka thënë ai për mediumin serb “Vecernje Novosti”.
Ai ka folur edhe për takimin e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të cilin ka theksuar se është njëri nga udhëheqësit “më të mëdhenj botë”.
“Presidenti Putin është një nga udhëheqësit më të mëdhenj në botë. Njohës i jashtëzakonshëm për temën që flet si dhe bashkëbiseduesin.
Njohuritë e tij për Serbinë dhe rajonin janë mbresëlënëse. Presidenti Putin është një mik i sinqertë i Serbisë që na kupton dhe mund të them se na do”, shtoi.
Ndërkaq i pyetur nëse blerja e aeroplanëve “Rafale” nga Franca tregon kthesë kah Perëndimi për Serbinë, Vulini ka deklaruar se ky nuk ka qenë vendim politik, por “pragmatik”.
“Është një vendim ushtarak pragmatik dhe jo politik. Macron bëri një deklaratë për elektoratin e tij me dëshirën për ta vështirësuar sulmin e kritikëve vendas dhe kjo është e drejta e tij. Serbia është në rrugën e integrimit në BE dhe shpejtësia nuk vendoset nga Serbia”, tha Vulin.
Nese BE don - por dihet qe nuk e ben, vendos visat dhe asnje sistem tregtar favorizes ndaj Serbise, qe te jete teresishg izoluar nga Europa, futi vendet e tjera ne BE, dhe e shokon vete Serbia se ku shkon....ne Azi
Atila, po te behet sic thoni ju, Serbia kalon neper Hungari dhe shet e blen direkt me Rusine. E keqe sic eshte me Kosoven, Serbia e ka vendin ne BE sepse eshte ne zemer te BE-se, nuk e do kot perendimi ne BE Serbine.
Kosoves ka per t'iu shkeputur veriu e me pas ajo ç'ka mbetet do t'i bashkengjitet Shqiperise. Keni per ta pare qe keshtu do te ndodhe.
Jo nuk ka per te ndodhur ashtu sepse do te thote lufte ate qe BE e USA po perpiqen me te gjitha menyrat mos ta lejojne...
Serbia fashiste e ndihmuar nga putini makroni qorrat e pekinit barbaret e teheranit,le te behet e ndergjegjeshme se nje urragan !nje ortek do ti riketheje te 32,e 500 qind kilometra kteroret ,koha punon per ne.