Zhvendosja Evropiane: Nga “nuk e njohim atë dokument” në “ne e kemi bërë” – brenda dy muajsh

15 Nëntor 2022, 21:30Rajoni TEMA

Zhvendosja Evropiane: Nga “nuk e njohim atë dokument” në

Në kohën kur Albanian Post publikoi planin franko-gjerman, saktësisht më 18 shtator të këtij viti, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për AP, me bindje të plotë e kishte mohuar ekzistencën e tij.

“Unë mund të konfirmoj se S’KA ‘kornizë të re’ për dialogun dhe çfarëdo që është publikuar në media në këtë kontekst, është e gabuar”, kishte thënë Stano me 19 shtator, një ditë pas publikimit.

Madje, ai pretendonte se këtë dokument s’e kishin parë kurrë dhe gjithashtu, shtonte se s’ishte produkt i zyrtarëve të BE-së në Bruksel.

“Dokumenti i publikuar nga disa media që pretendojnë se është ‘kornizë e re’ është diçka që e kemi parë për herë të parë, nuk pasqyron punën tonë dhe nuk është prodhuar nga ekipi i BE-së që merret me dialogun”, kishte theksuar ai, pothuajse në sinkron të plotë me bindjet e shumë njerëzve që dyshonin se ekzistonte një dokument i tillë.

Në ndërkohë dokumenti filloi të pranohej gjerësisht dhe u pagëzua si franko-gjerman.

Derisa përfundimisht të gjitha palët, Kosova, Serbia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane pranuan se ka një iniciativë të re dhe për më tepër, një dokument i ardhur në Prishtinë e Beograd nga këshilltarët Jens Plotner e Emmanuel Bonne.

Kështu ishte, derisa të hënën e 14 nëntorit, Josep Borell, përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, vendosi të dal një rrëfim të ri për dokumentin të ri.

Brenda dy muajsh, qëndrimi evropian u zhvendos nga “ne nuk e njohim atë dokument” në “ne e kemi bërë”.

Borrell, gjatë një konference për shtyp, iu tha gazetarëve me mburrje se propozimi franko-gjerman s’ishte realisht i gjermanëve dhe francezëve, por ishte propozuar nga vet ai dhe Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jam i lumtur ta them që Franca dhe Gjermania kanë qenë shumë mbështetëse të këtij propozimi, i ashtuquajturi propozimi franko-gjerman është në fakt i mbështetur nga franko-gjermanët. Propozimi i prezantuar nga unë dhe Miroslav Lajçak, është një propozim, le të themi propozim evropian”, theksoi ai.

Deri më tani propozimi është përkrahur nga ShBA-të dhe BE-ja, kurse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka potencuar se është “bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar vazhdimisht se ajo që ka parë është “e vështirë për Serbinë”.

Ndryshe, AP ka publikuar të plotë “propozimin e Borrell’it dhe Lajçak’ut” që tani është pagëzuar “Marrëveshja Bazë për statusin e raporteve”.

2 Komente

  1. T
    Trapi

    Shrim i dobet dhe pa shtylle korrizore. Ne kohen e Pal Vates, Pali ne nje mbledhje tha: Une dhe shoku Enver nuk dime gje per kete ceshtje. Me sa duket, kete pune e ka bere Mehmeti me koken e vet. Ky shkrim permban te njejten fabul. Evropa dhe Amerika nuk dine gje! Kete e ka bere Lajcak dhe Borrel me koken e vet! Tipike dredhi shqiptare, per te justifikuar vonesen e dipllomacise shqiptare ne kete vorbull ngjarjesh. Ne vend qe Kurti te kish mbledhur kuvendin dhe te diskutonte sic beri Vuciqi ne kohen e duhur, ne vend qe Kurti te diskutonte me Shiperine dhe Ameriken apo miqte evropiane, sic beri Vuciqi qe diskutoi me Rusine por edhe me miqte Evropiane, Kurti zghodhi pozicionin e 'ruajtjes se sekretetit'. Qe te mos zgjatem shume, vetem po theksoj se shkrimi eshte tipik idjot qe nuk merret me thelbin por me aspekte te vecanta. Me demek sikur Borel dhe Lajcak nuk jane pjese e Frances dhe Gjermanise....Domosdo qe ata e kane perpiluar kete dokument por si perfgaqesues te Evropes dhe ne konsultim edhe me Ameriken...Te mendosh ndryshe do te thote se je me idene e "Evropes rrumpalle" ku nuk merr vesh i pari te dytin....Me vjen keq por artikulli eshte nje "mbrojtje" idjote qe i behet "politikes rrumpalle" te Kurtit qe ngaterron kemben me doren....

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Emrin ja paskeni gjetur vetes shume te sakte, po te konsiderosh ato qe keni shkruar. C'lidhje ka shakaja e Palit me kete artikull dhe ca me pak cfare lidhje ka gomarlleku i nje zyrtari te BE-se, qe e nderron pllaken sa here qe i duhet me "dredhite shqiptare"? Nuk mundet te them se nuk keni te drejte ne pjesmarrjen e ketyre dy zyrtareve ne pregatitjen e ketij dokumenti, por shkrimi tregon nje rast flagrant per pazaret qe behen ne prapaskene dhe qe heren e pare mohohen dhe pranohen disa jave me pas, bile duke marre edhe meritat e pregatitjes se planit ne fjale. Me nje fjale, Europa tall trapin me ne dhe me serbet dhe ne zihemi me njeri tjetrin. Ajo qe mundet te kishit thene eshte se nese Serbia eshte ulur ne dy karriket; njeren ate te Rusise dhe tjetren ne ate te BE-se, Kosova ka mbetur akoma ne cic micet e zakonshme, njesoj si keta te mender opozites ne Shqiperi. Serbia po perfiton duke bere nje politike me dy karriket, pasi eshte perpara ne cdo fushe duke filluar nga fakti qe i ka hapur negociatat per anetaresim vite me pare, ndersa Kosova ka akoma problemin qe nuk njihet nga e gjithe bota.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje