Alimehmeti: E pakuptimtë vaksina e katërt, çfarë duhet bërë deri në vjeshtë

4 Maj 2022, 15:07Shëndeti TEMA

Alimehmeti: E pakuptimtë vaksina e katërt, çfarë duhet

Epidemiologu klinik, doktor Ilir Alimehmti i tha Gazetës “Si” se doza e katërt e vaksinës që ka rekomanduar Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk është e nevojshme, në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria.

“ Edhe OBSH e konsideron inkosistente aplikimin e dozës së katërt”, thotë ai.

Duke cituar shefin e OBSH-së Soumya Swaminathan i cili thotë se “Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka dhënë një rekomandim zyrtar për një dozë të katërt dhe "nuk ka asnjë provë të mirë në këtë moment", Alimehmeti nënvizon se në kushtet e një situate të qetë, pa raste të rënda por me një qarkullim normal të variantit BA2 të Omicron njësoj si në Europë, ajo çka duhet bërë është që  të mos mendojmë për vaksinim masiv sepse është e pakuptimtë.

Në një intervistë për televizionin CNBC, shefi i OBSH thotë se “Një dozë e katërt nuk bën shumë asgjë... Nuk jam i sigurt se duhet të dalim dhe thjesht të kërcejmë lart e poshtë duke bërtitur se të gjithë duhet të hipin në bord".

"Kjo ndodhi pas dozës së tretë. Dhe ka ndodhur përsëri pas dozës së katërt”, thotë ai.

Shefi i OBSH deklaroi se “ajo që ne dimë nga imunologjia është se nëse jepni një përforcues tjetër, do të shihni një rritje të përkohshme të antitrupave neutralizues. Por ajo që kemi parë gjithashtu është se këto antitrupa neutralizues do të pakësohen mjaft shpejt”.

Nisur nga kjo deklaratë, Alimehmeti thotë se duket i paarsyeshëm rekomandimi i Komitetit tonë të ekspertëve për vaksinim masiv apo aplikim të dozës së katërt tek mosha 60-vjeçare.

“Sidomos kur kjo kategori ka kryer dy doza apo dhe tre, nuk ka vlerë mbrojtja me dozë të katërt. Kjo dozë rekomandohet vetëm për moshat mbi 80 vjeç që kanë sëmundje bashkëshoqëruese të rënda por dhe këtu duhet të shprehemi me rezerva, sepse në rast se ka midis të tyre që e kanë kaluar virusin, pra imuniteti ka treguar se ja ka dalë të mbrohet me 2 apo 3 doza”, thotë doktor Alimehmeti.

Por cilat udhëzime ndjek Shqipëria në lidhje me dozën e katërt të vaksinës, përderisa OBSH nuk e aprovon?

Sipas doktor Alimehmetit, ne ndjekim udhëzimet e FDA në SHBA, e megjithatë harrojmë  se nuk jemi njësoj sa i përket mbulimit me vaksina.

“Nëse në SHBA janë aplikuar vaksinat Pfizer, Moderna dhë Jonsson, këtu tek ne pjesën më të madhe të mbulimit në popullatë e kemi me vaksinat kineze. Po ashtu, i vetmi studim për efektivitetin e dozës së katërt të vaksinës është ai Izraelit i cili ka koherencë vetëm 9 javë. Askush nuk di të thotë se çfarë ndodh më pas. Praktikisht ti thuash popullatës vaksinohu kur sot nuk jemi në situatë emergjence, kur rastet janë të lehta si kudo në Evropë, është e panevojshme”, thekson Alimehmeti.

Por çfarë duhet bërë për t'i paraprirë një mutacioni të ri virusi covid?

Doktor Alimehmeti thotë se pika e dobët ku konstatohen probleme sa i takon kontrollit të pandemisë në Shqipëri mbeten trajtimet mjekësore për Covid dhe mungesa e trajnimeve të mjekëve.

“Ajo ç’ka konstatoj të rëndësishme deri në vjeshtë, kur kemi një situatë të qetë është së pari futja në spitale e trajtimeve mjekësore që mjekojnë covid, që të mos kemi mungesa sikurse ndodhi gjatë dy viteve të pandemisë. Duhet të trajnohen mjekët specialistë, psh në Itali do të ishte shumë mirë nisur nga përvoja e tyre gjatë pandemisë, me qëllim që të mos kemi vdekje të larta në intubim, në raport me vendet e tjera. Është momenti të rrisim cilësinë e shërbimeve që ofrojmë në spital”, thotë doktor Alimehmeti.

 

7 Komente

  1. L
    Llazi USA

    E nxore koken konoshi Sali kriminelit,te qifsha ropet ku ti kesh.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje koleg

      Urime , doktor Iliri , per emerimin fitimtar e ngadhenjimtar ne rradhet e udheheqies se PD-se , ne nje grup me ish hajdute e ish doganiere , ish police e trafikante , ish kryetare e kryetaruce te deshtuar komunash e bashkish , ish demokrate te perjashtuar e te dale boje , me ne krye kryehajdutin , mashtruesin e nastradinin , vrasesin e Gerdecit e 4 protestuesve me duar ne xhepa , shkaterruesin e gjithe pasurise trasheguar nga diktatura , trafikantin e naftes ne Serbi , autorin e luftes civile te 97-tes kur u vrane mbi 3 mije shqiptare , autorin e grushtit te shtetit te 98-tes , njeriun e shpallur non grata nga SHBA-te , njeriun me pis e me te neveritshem , qe nuk ka lene kundershtar pa share , shpifur e perfolur familiarisht , kuçedren e Viçidollit , Sali Ram Berisha . A e pyete vehten , doktor , valle ne kete vathe bagetish , e paskam vendin une ? Çfare pretendon te arrish ti , nen shoqerine e Saliut , nokave e palokave , ndonje vend drejtues ne qeverite e ardheshme ? Me te vertete te ka genjyer mendja , qe nje plak 78 vjeçar , me nje kembe ne varr , do te konkuroje e fitoje ne moshen 81 vjeçare shumicen ne Shqiperi ? Sigurisht qe askush nuk mendon qe opozita nuk do te fitoje nje dite , por jo ai llum e batak i qelbur ku ti ke futur koken , doktor Iliri . Ne fakt , ti i ke dhene me kohe shenjat opozitare , e kemi kuptuar te gjithe , dhe ketu nuk ka asgje te keqe , por qe te katandisesh te rreshtohesh ne nje rresht me Albana Vokshin , Flamur Noken e te tjere plehra politike , nuk e mendonim kurre . Suksese ne jete , doktor Iliri , dishepull i doktor MORTJES .

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baliu

        Mos pyet qka po ben vakcina per ty, por sa vakcina po i merr!!! Merr dy, paguaj nje!!! Dr Iliri eshte profesionist i arsyeshem dhe pragmatik, qe gezon respekt ne popull.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Faslliu

          Ilir mos lexo shume naten ne Internet.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rexhepi

            Je nje koqe kanari.

            Përgjigjjuni
            1. k
              kujtimi

              Menduam se dic mund te behet por me sa duket (e kjo duket qarte tashme) ky njeri vetem mjek nuk mund te behet duke ndjekur hajdutet dhe kriminelet e sales. Do te jete mire te heqi dore nga hajdutet e ti perkushtohet mjeksise.

              Përgjigjjuni
              1. r
                romeo

                Meru me shkence mos u mer me Sali non graten se do maresh titullin GOMAR... Nga dr. i simpatizuar nga publiku u bere anti Amerikan i urryer, mos i ngjaj sateme se ajo eshte dhe hajdute qe i rropi pacjentet...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje