Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër Qendrën Shëndetësore Suk- Roskovec në Fier, e rehabilituar sipas standarteve më të mira.
"Ne sot jemi në Suk, pamë nga afër se si programi i rehabilitimit të infrastrukturës së qendrave shëndetësore edhe me mbështetjen e partnerëve tanë, ka fuqizuar shërbimin e kujdesit parësor. Një qendër e cila i shërben më shumë se 4500 banorëve",- tha Manastirliu.
Së bashku me mjekët e kësaj qendre, Ministrja Manastirliu ka bërë me dije për qytetarët, se fishat për matjen e diabetit për të moshuarit mbi 65 vjeç do të rimbursohen nga shteti dhe pensionistët do t'i përfitojnë falas.
"Fishat e diabetit falas për moshën mbi 65 vjeç, ata me terapi orale marrin nga goja marrin 50 fisha për 4 muaj, ndërsa ata që janë me terapi me insulinë marrin 50 fisha çdo muaj"- nënvizoi mjeku i qendrës shëndetësore Suk.
Manastirliu u ndal tek shërbimet socio-shëndetësore ku theksoi se do vijoj përfshirja e 50 psikologëve dhe punonjësve social në kujdesin parësor.
"Shërbimet socio-shëndetësore janë një tjetër aspeket që ne e kemi përfshirë në programin tonë të integruar, të kujdesit shëndetësor dhe atij social me përfshirjen e 50 psikologëve dhe punonjësve social në të gjithë vendin, ku do të vijojmë edhe në këtë vit, me rritjen e numrit të punonjësve social dhe psikologëve",- u shpreh Manastirliu.
Ambulanca Suk ofron shërbim shëndetësor për 4500 banorë. Rikonstruksioni i kësaj ambulance është bërë nëpërmjet mekanizmit të bashkëfinancimit me bashkinë Roskovec dhe projektin Shëndet për të Gjithë (HAP) në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet qeverisë Zvicerane dhe asaj Shqiptare në sektorin e shëndetësisë.
Në qarkun e Fierit janë 30 qendra shëndetësore dhe ambulance që janë rehabilituar dhe në Bashkinë e Roskovecit janë rehabilituar sipas standarteve më të mira 5 të tilla.
Pas rehabilitimit të 340 qendrave shëndetësore, gjatë këtij viti fillon rikonstruksioni i 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave të reja në të gjithë vendin nga veriu në jug.
Mire flisni per riabilitimin e godinave dhe po beni pune , po puna kryesore eshte si sherbehet ai keni pyetur pacientet sa te kenaqur jane nga keto sherbime falas se me llafe jeni ne regull por me vepra? Eshte per te ardhur keq ka shume sorollatje per te mare nje recet me ribursim dhe jahrebi ta maresh, kete shikoni dhe ndreqeni sa me pare sidomos per pensionistet jo me planifikim kur ti vije radha te mare recetn se mund edhe te kete vdekur dhe nuk arin ta mare ilacin qe i duhet. Znj Ministre kjo eshte situata falas tek ju “shendetesia falas “.