Bie shkalla e vdekshmërisë nga kanceri në BE dhe Britaninë e Bashkuar

6 Mars 2023, 21:50Shëndeti TEMA

Bie shkalla e vdekshmërisë nga kanceri në BE dhe Britaninë e

Mes viteve 2018 dhe 2023, shkalla e vdekshmërisë ra me 6.5% te meshkujt dhe 3.7% te femrat, teksa 5.9 milionë vdekje u shmangën në Bashkimin Europian që nga viti 1989 dhe 1.24 milionë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, të dhënat në lidhje me gratë për kancerin e mushkërive dhe pankreasit nuk janë aq pozitive, veçanërisht për moshat mbi 65 vjeç.

Vdekshmëria e femrave në BE pritet të rritet përkatësisht me 1% dhe 3.4%. Në këto përfundime ka dalë studimi italian, i koordinuar nga Universitetet e Milanos dhe Bolonjës, i botuar në revistën “Annals of Oncology” .

Studiuesit e koordinuar nga Carlo La Vecchia nga Universiteti i Milanos dhe nga Eva Negri nga Universiteti i Bolonjës, bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë vlerësuar se në vitin 2023 një milion e 262 mijë njerëz do të vdesin nga kanceri në Evropë dhe mbi 172 mijë në Mbretërinë e Bashkuar.

Numri absolut i vdekjeve, sipas të dhënave të studimit, do të rritet për shkak të plakjes së popullsisë.

2 Komente

  1. B
    Baca-Bajram

    Anglia njihet si Britania e Madhe (Great Britain) ose Mbreteria e Bashkuar (United Kingdom)... kurr s'e kisha par apo degjuar ne Shqip, Brinanine e Bashkuar... Po mesoni te shkruani korrektsisht emrat ve vendeve more mjeran shkrimtar apo perkthyes, pa le pastaj na i nxirrni dhe neper gazeta e internet si lajme.

    1. E
      Erida

      Nuk e di ku e sheh gabimin ti. Mirë e ka shkruar. Mbretëri e bassklarinett quhet

    Lini një Përgjigje