Studimi: Përdorimi i shpeshtë i kanabisit rrit rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës

26 Shkurt 2023, 19:50Shëndeti TEMA

Studimi: Përdorimi i shpeshtë i kanabisit rrit rrezikun e

Kanabisi po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar ndërkombëtarisht, si për qëllime mjekësore dhe rekreative, por një studim i ri shkencor amerikan, paralajmëron se përdorimi i shpeshtë paraqet rreziqe për zemrën.

Njerëzit që përdorin kanabis (marijuanë) çdo ditë kanë 34% rrezik më të madh të sëmundjes së arterieve koronare, krahasuar me ata që nuk kanë qenë kurrë përdorues.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr Isan Paranjipe nga Universiteti Stanford në Kaliforni, i cili bëri hulumtimin në Kongresin Botëror të Kardiologjisë në SHBA, studiuan të dhënat për 175,000 njerëz. Përdorimi i përditshëm i kanabisit u zbulua se rrit rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës me rreth një të tretën, ndërsa përdorimi më i rrallë nuk e rriti shumë rrezikun. Hulumtimi nuk ka bërë dallime midis formave të ndryshme të konsumimit të kanabisit.

“Kemi zbuluar se përdorimi i kanabisit është i lidhur me sëmundjet koronare të zemrës dhe duket se sa më i shpeshtë përdorimi, aq më i madh është rreziku për zemrën. Nga pikëpamja e shëndetit publik, studimi tregon se ndoshta ka disa efekte të dëmshme të kanabisit që nuk janë njohur deri më tani dhe është diçka për të cilën njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm”, tha Dr Paranjipe.

Ndërsa kanabisi shkon drejt legalizimit në më shumë shtete dhe vende të SHBA-së, hulumtimet e reja nxjerrin në pah efektet e tij të mundshme afatgjata kardiovaskulare. Sëmundja koronare e zemrës është forma më e zakonshme e sëmundjes së zemrës dhe ndodh kur arteriet që furnizojnë zemrën me gjak ngushtohen për shkak të formimit të pllakave të kolesterolit brenda tyre. Sëmundja shkakton dhimbje gjoksi dhe lodhje gjë që mund të çojë në një atak në zemër.

Studimet e mëparshme më të vogla kanë dhënë prova se pirja e duhanit të kanabisit mund të rrisë rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru dhe ngjarjeve të tjera kardiovaskulare, veçanërisht tek të rinjtë, konfirmon një studim i ri më i madh. Çrregullimi i përdorimit të kanabisit është një çrregullim i njohur psikiatrik që përfshin përdorimin e shpeshtë dhe varësinë nga kanabisi.

Tetrahydrocannabinol (THC), molekula psikoaktive në kanabis, vepron në receptorët e qelizave që gjenden në sistemin qendror, zemrën dhe enët e gjakut. Ky veprim lehtëson inflamacionin dhe grumbullimin e pllakave në arterie, si pasojë shkakton sëmundje koronare. Megjithatë, i njëjti efekt nuk ndodh domosdoshmërisht me kanabidiol (CBD), një tjetër përbërës aktiv në kanabis, i cili zakonisht përfshihet në produktet që nuk përmbajnë tetrahidrokanabinol.

1 Komente

  1. B
    Bumbum

    Kto jan thjesht spekullime për tu konsumuar ajo që është më e shtrenjta. Fjala ndoshta i jep kuptim studimit

    Lini një Përgjigje