OBSH: Lija e majmunëve, shqetësuese

26 Qershor 2022, 11:20Shëndeti TEMA

OBSH: Lija e majmunëve, shqetësuese

Lija e majmunëve nuk mund të konsiderohet për momentin një emergjencë shëndetësore. Kështu ka deklaruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.


Pas një takimi të ekspertëve, ai tha se lija e majmunëve është një kërcënim për shëndetin, evolucioni i të cilit është shqetësues, por se ai ende nuk ka arritur në fazën e një emergjence shëndetësore globale.

“Për momentin, ngjarja nuk përbën një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik, që është niveli më i lartë i alarmit që mund të lëshojë OBSH”, tha Tedros.

1 Komente

  1. B
    Baliu

    Lija e majmuneve eshte vetem nje "placeholder" per "Tyrannovirus Rex"!!!

    Lini një Përgjigje