Shtohen rastet me kancer prostate pas moshës 50 vjeç

1 Tetor 2024, 22:41Shëndeti TEMA
Shtohen rastet me kancer prostate pas moshës 50 vjeç

Shqipëria është vendi me incidencën më të ulët të kancerit të prostatës në Europë. Kjo sëmundje është statistikisht kanceri më i shpeshtë te meshkujt mbi 50 vjeç dhe mundësia për tu prekur rritet me moshën.

Sipas të dhënave të fundit në vendin tonë incidenca e kancerit të prostatës , është 131,1 raste për 100 mijë burra të moshës 55-85 vjeç, në një kohë që mesatarja europiane është 469,7 raste për 100 mijë burra.

Në Evropë, kanceri i prostatës përbën pothuajse një të katërtën e rasteve të reja të kancerit ndër burrat, dhe ishte shkaku i mbi 70,000 vdekjeve.

Shqipëria, ndonëse me nivele më të ulëta se vendet e tjera evropiane, nuk është e përjashtuar nga kjo tendencë. Sipas të dhënave të nga observatori i kancerit , në vitin 2020 në vendin tonë u regjistruan 257 raste të reja të kancerit të prostatës dhe 128 vdekje.

Një studim i fundit publikuar në “British Medical Journal” tregon se mbidiagnostikimi i kancerit të prostatës në Evropë ka ndikuar ndjeshëm në variacionin e incidencës së sëmundjes midis vendeve, duke rritur rastet e diagnostikimeve të panevojshme. Ndërsa normat e incidencës së kancerit të prostatës mund të ndryshojnë deri në 20 herë midis vendeve, normat e vdekshmërisë ndryshojnë vetëm pesë herë, duke treguar një kontrast të madh.

Shkalla e lartë e mbi diagnostikimit lidhet me përdorimin e testit të antigjenit specifik të prostatës që shpesh zbulon tumore që nuk përparojnë dhe nuk kërcënojnë jetën e individit. Ekspertët vërejnë se kjo çon në trajtime të panevojshme dhe pasoja negative për cilësinë e jetës së burrave.

1 Komente

  1. B
    Buda

    incidencë= Shkalla e shfaqjes ose ndikimit të diçkaje, siç është krimi. Veprimi ose fakti ose mënyra e rënies ose e ndikimit mbi diçka. Këndi i rënies, i cili është këndi midis një rreze që bie në një sipërfaqe dhe vijës pingul me sipërfaqen në pikën e rënies. Në epidemiologji, incidenca është një masë e probabilitetit të shfaqjes së një gjendjeje të caktuar mjekësore në një popullatë brenda një periudhe të caktuar kohore. Më mirë shprehet si proporcion numrit te te semureve me numrin e popullsise se nje shteti.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje