Spitali i Traumës reagon pas denoncimit të shtetasit holandez: Për mjekimin e tij përdorëm standarde europiane

27 Prill 2022, 14:40Shëndeti TEMA

Spitali i Traumës reagon pas denoncimit të shtetasit holandez:

Spitalit Universitar i Traumës ka reaguar pas denoncimit të qytetarit holandez Z. Antonius Daans i cili tregonte eksperiencën e tij në këtë institucion. 

Në sqarim, thuhet se për mjekimin e tij janë përdorur standarde europiane. 

Referuar publikimit në disa portale për rastin e një qytetari me shtetësi hollandeze, paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës në datën 16 prill 2022, sqarojmë si më poshtë:

Z. Daans ka ardhur në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës në orën 23:30 të datës 16.04.2022, i shoqëruar dhe me përkthyes. Sipas vlerësimit të parë, gjendja e përgjithshme ishte e mirë. Pacienti referonte rrëzim në trotuar dhe ankohej për dhimbje të krahut dhe lëndim në fytyrë.

Sipas vlerësimit të mjekëve, pacienti paraqiste plagë sipërfaqësore rreth 4 cm në regionin frontal, gërvishtje të vogël në hundë dhe dhimbje gjatë lëvizjes së krahut të djathtë.

Pasi i janë bërë ekzaminimet radiografike të kokës, hundës dhe krahut, ka rezultuar vetëm dëmtim i kokës së radiusit (brrylit) që është trajtuar në mënyrë konservative, me imobilizim me gips, mbajtja e të cilit është rekomanduar për 3 javë, e më pas fizioterapi.

Janë përpunuar plagët nga Kirurgu i Përgjithshëm, Dr. Dritan Çobani, duke përdorur instrumenta dhe set mjekimi emergjence të standardizuar njëpërdorimësh, me barkode të ruajtura sipas rregullit, sete të cilat përdoren në të gjitha spitalet, sipas standardeve më të mira.

Pacientit në fjalë i është aplikuar gjithashtu serumi antitetanik.

Gjithashtu, është realizuar konsulta nga neurokirurgu Dr. Asllan Sela, nga e cila ka rezultuar pa probleme neurologjike apo neurokirurgjikale.

Pacienti është larguar bashkë me shoqëruesin në orët e para të datës 17.04.2022.

Mjekët dhe personeli referojnë se pacienti është larguar falenderues për shërbimin e marrë.

Z. Daans është rikthyer në mëngjesin e datës 17.04.2022 në SUT, në gjendje të përgjithshme shumë të mirë, pa ankesa, duke referuar se i duhej të udhëtonte me avion.  Dr. Asllan Sela, neurokirurg, e ka riekzaminuar dhe e ka pajisur me vërtetim me të dhënat mjekësore, diagnozën dhe që mund të udhëtonte pa probleme, vërtetim i cili është printuar dhe i është dorëzuar kërkuesit.

Stafi mjekësor i Spitalit Universitar të Traumës ka ndjekur me përpikmëri protokollet mjekësore për shtetasin hollandez dhe siguron të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj, që shërbimi ndaj tyre nuk do të mungojë në asnjë moment dhe se ekipi i mjekëve dhe infermierëve do të vijojnë të jenë në krye të shërbimit 24 orë në 7 ditë të javës për të bërë më të mirën për shëndetin e qytetarëve.

 

5 Komente

  1. L
    Leks1

    Shkoni or pisa! Heshtni dhe rregulloni problemet qe ngre hollandezi. Oj keta. Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete…

    Përgjigjjuni
    1. m
      miku nga skrapari

      orebketa kujtojne se nuk i dime se cfare analfabetesh ka aty ...

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lenini

        Ka pagu na i gje ky Hollandezi ?!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Pershkrimi qe i beri spitalit te traumes pacienti Hollandez eshte realiteti primitiv Afrikan i Spitaleve ne Shqiperi. Pacienti gezoj edhe pak sherbim ndersa pacientet Shqiptar do ishin telendisur e lemerisur me keq. Fatkeqesisht Tema nuk po publikon shkrimin letren e hapur qe pacienti i dergoi kerricit te Vucicit per gjendjen e shendetesis ne Shqiperi.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

            Ky hollandezi lulit qe mer hashash ne cdo ore te dites,duhet te kishte ardhur ne spital ne kohen e dr mortjes sali dhe do ishte kenaqur me eren e shurres. Megjithate jemi larg hollades ku cojne per kurim edhe nishanin pa mustaqe

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje