
Kalendarit të detyrueshëm të vaksinave në Shqipëri pritet t’i shtohet edhe vaksina kundër virusit “human papiloma”, që shkakton kancerin e qafës së mitrës. Mjekët gjinekologë vlerësojnë se kjo vaksinë e aplikuar në vendet e zhvilluara është e domosdoshme dhe e sigurt.
“Ekzistojnë dy doza të vaksinës që bëhen një herë në jetë dhe një dozë e tretë për personat me imunitet të kompromentuar. Mosha që rekomandohet është rreth 11, 12-vjeçare, pa mund të bëhet edhe në moshën 9-vjeçare pa filluar aktiviteti seksual. Kjo është një nga vaksinat më të studiuara, mund të jetë përdorur në miliona të rinj, deri tani nuk ka treguar asnjë efekt anësor serioz”.
Studimet kanë treguar se 1 në 10 gra preken nga viruset papiloma duke i vënë në risk për jetën.
Shqipëria ka numrin më të lartë të grave të prekura nga kanceri i qafës së mitrës. Sipas Institutit të Shëndetit Publik incidenca e kësaj sëmundje në vendin tonë është 9.3 të infektuar për 100 mijë gra.
Lini një Përgjigje