Një vaksinë e re kundër Covid-19 aprovohet në Britani

14 Prill 2022, 09:40Shëndeti TEMA

Një vaksinë e re kundër Covid-19 aprovohet në Britani

Një vaksinë e re kundër Covid-19 ka marrë miratimin për përdorim në Britaninë e Madhe. Vaksina e quajtur Valneva ka marrë aprovimin nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore.

Kjo agjenci e pavarur në Britani është e para në botë që ka miratuar përdorimin e vaksinës Valneva.


Valneva është vaksinë që ka në bazë virus të plotë të dobësuar të Covid-19. Virusi është krijuar në laborator dhe më pas është bërë tërësisht joaktiv. Në këtë mënyrë, kjo vaksinë krijon imunitet nga virusi Covid-19.

Në Britani të Madhe vijon të mbetet i lartë numri i vdekjeve javore të shkaktuara nga koronavirusi, megjithëse këto nivele janë shumë më të ulëta se sa kur pandemia ishte në pikun e saj

Lini një Përgjigje