
Infektimi nga Covid-19 mund të shtojë rrezikun për mpiksje gjaku. Në këtë përfundim ka arritur një studim më i fundit suedez. Ekspertët shprehen se kjo thekson rëndësinë e vaksinimit kundër virusit. Mpiksjet e gjakut mund të ndodhin edhe pas marrjes së dozave të vaksinës, por rreziku është shumë më i vogël.
Studiuesit gjurmuan shëndetin e një milionë njerëzve që rezultuan pozitivë për Covid midis Shkurtit 2020 dhe Majit 2021 në Suedi dhe i krahasuan ata me katër milionë njerëz të së njëjtës moshë dhe gjini që nuk kishin pasur një test pozitiv.
Pas një infeksioni Covid, ata gjetën një rrezik të shtuar të trombozës dhe mpiksje gjaku në mushkëri pas gjashtë muajsh.
Studimi i botuar në revistën mjekësore të shoqatës britanike bëri të ditur se rreziku i rritur i mpiksjes së gjakut ishte më i lartë në valën e parë sesa valët e mëvonshme, ndoshta për shkak se trajtimet u përmirësuan gjatë pandemisë dhe pacientët e moshuar kishin filluar të vaksinoheshin nga vala e dytë.
Rreziku i mpiksjes së gjakut në mushkëri te njerëzit që ishin shumë të sëmurë me Covid ishte 290 herë më i madh se normalja dhe shtatë herë më i lartë se normalja pas Covid-it të lehtë.
Studime te reja ne virus te vjeter.