Revolucioni i ARN-së pritet të ndryshojë trajtimet e shumë sëmundjeve

4 Prill 2022, 22:10Shëndeti TEMA

Revolucioni i ARN-së pritet të ndryshojë trajtimet e shumë

Me sa duket, jemi spektatorë të një revolucioni mjekësor që do të ndryshojë botën.

Dhe u desh pandemia për të kthyer në qendër të vëmendjes ARN-në.

Pas dekadash kërkimesh të kryera pa shumë bujë, ARN-të janë bërë protagoniste të një pike kthese epokale që ishte vendimtare për të përballuar Sars-CoV-2 me vaksina.

Po së shpejti pritet të jetë çelësi i trajtimit të shumë sëmundjeve. Edhe atyre kundër të cilave nuk ka trajtime efektive.

Kjo shpjegohet nga dy studime të fundit të Universiteti “Yale”, të cilat tregojnë rolin themelor të ARN-ve në qeliza dhe sesi mund të nxiten ato për t’u bërë vaksina ose ilaçe përmes ndërveprimit me molekula të tjera.

Për të kuptuar shtrirjen e revolucionit, nevojitet të bëhet një hap prapa dhe të mësohet për ARN-të, ose acidin ribonukleik, një makromolekulë që mendohet se ka qenë molekula e parë e jetës.

“Në rastin e gjenomit njerëzor, libër me rreth tre miliardë e dyqind milionë shkronja, ka gjenet, njësitë e informacionit për funksionimin e organizmit. Alfabeti me të cilin janë shkruar përfshin katër shkronja, G, A, C dhe T korrespondojnë me Guaninën, Adeninën, Citozinën dhe Timinën”.

Kështu ka treguar Stefano Gustincich, kreu i Laboratorit Qendror në Institutin Italian të Teknologjisë.

“ARN-ja përdor të njëjtën gjuhë si ADN-ja, por me dialekt të ndryshëm, ku përdoret U në vend të T”, ka vijuar ai.

“ADN-ja e gjenomit përkthehet në mARN, e cila quhet kështu sepse mbart një mesazh: funksionon si një kartë dhe lejon përkthimin e informacionit gjenetik, të koduar në gjuhën e ADN-së, në proteina”, ka shtuar ai.

Sipas tij, janë 25 mijë gjene, por jo të gjitha transkriptohen dhe më pas përkthehen.

Proteinat, për të cilat një qelizë e trurit ka nevojë, janë të ndryshme nga ato që e bëjnë qelizën e zemrës të funksionojë dhe “luftëtaret e trafikut qelizor” që vendosin se cilat gjene duhet të përkthehen në proteinat e nevojshme janë mRna-të.

Kaq mjafton për të marrë me mend rëndësinë e tyre.

“Ka 35 mijë gjene të tjera që zbulohen pas sekuencës së gjenomit njerëzor dhe transkriptohen, por nuk përkthehen. Ato nuk çojnë në formimin e proteinave, por ato funksionojnë si ARN, duke rregulluar shprehjen e gjeneve”, ka sqaruar Gustincich.

Sakaq, kërkimet mbi këtë grup të madh gjenesh jo-kodues kanë nisur disa vite më parë, shumë kohë përpara se të kuptohej se mRna mund të ishte një objektiv i mirë për terapi të reja, falë rolit qendror në funksionimin e çdo qelize.

“ARN-ja është shumë më pak e qëndrueshme se ADN-ja, e cila ruhet për vite. ARN degradohet menjëherë, kështu që është e vështirë ta manipuloni atë në laborator. Për më tepër, nuk eliminohet menjëherë nga organizmi”, ka thënë profesori i virologjisë, Roberto Burioni.

Sars-CoV-2 është një virus ARN.

Injektimi i një mARN-je me shpresën për ta përdorur, për të ndërhyrë në proceset biologjike është i pamundur, sepse nuk mbijeton mjaftueshëm për të pasur një efekt.

Pika e kthesës ka ardhur në vitin 2005, kur u zbulua se është e mundur të çaktivizohet sinjali i alarmit nga ARN-ja, duke zëvendësuar shkronjën U të alfabetit të saj me një pseudo-U paksa të ndryshme.

Kështu që sistemi imunitar nuk e konsideron më një të jashtëm që mund të veprojë në qeliza si një vaksinë, nëse mbart informacion në trup për të prodhuar proteina të një mikrobi kundër të cilit kërkohet një përgjigje imune.

Ose si një ilaç nëse prodhon proteina të munguara ose nëse ndërhyn në procesin e përkthimit të gjenomit.

“Corriere della Sera”

2 Komente

  1. v
    vp

    Me falni Shkencetar: Po me sa kemi mesuar Molekula ashte pjese perberese e lendeve kimike dhe jo te qenjeve te gjalla .... Qeliza eshte ajo qe ka qene baza e jetes se qenjeve te gjalla,,,, Mbase shkenca ka evoluar aq shume sa na kthyen edhe lendet kimike te jene qenje te gjalla.....Cdo gje ben vaki me keto te rejat qe po shohim.....

    Përgjigjjuni
    1. Po normal, sukeses i madh. Vaksinohesh 4 here dhe prape infektohesh dhe semuresh nga covid. Ketij i them sukses une dhe jo atyre qe kane imunitet natyral dhe e kalojne covidin si nje ftohje te lehte. Ne te ardhmen po u kollite 3 here do te kerkohet direkt te besh nje booster. Sa bukur. Kjo eshte nje shkence a papare ndonjehere. Po pse eshte punuar shume vite ne heshtje per kete shkence kaq te mrekullueshme? Ndoshta nuk arrinin dot te benin nje produkt qe vertet sheron njerezit. Dhe punuan ne heshtje per shume vjet , pa sukses. Provuan te sheronin kancerin me arn por me shume vdekje kishte nga injeksioni se sa nga kanceri. Dhe ne fund menduan... po sikur te shpikim nje virus si corona dhe tu futim friken njerezve, dhe pastaj tu themi , kemi nje vaksine ... te gjithe do ta hane ... dhe e hengren arn ose Kar-ne Hajt me shendet se vdekshmeria nga arn eshte me e larte se sa nga kanceri , kjo ishte arsyeja pse per shume vite nuk paten sukese dhe akoma nuk kane sukses ... Suksesi i madh eshte per ata qe po fitojne para duke shitur nje produkt qe quhet gabimisht vaksine , por eshte nje gen terapi. Ata po shesin nje produkt pa vlere qe nuk te sheron por te vdes ngadale dhe po pasurohen. Ata qe e shpiken kete metode jane gjeni. Ne kete bote nuk mund te kesh 8 miliarde gjeni. Ka 8 miliarde budallenj dhe disa gjeni si Santa Klaus Schwabsi me shoke ... Mire se erdhen ne boten e re te great reset-it o njerez te mjere.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje