Strehim dhe shërbime mjekësore falas për refugjatët ukrainas në Shqipëri, ambasadori Shkurov  pret CEO-n e Spitalit Amerikan

1 Prill 2022, 16:54Shëndeti TEMA

Strehim dhe shërbime mjekësore falas për refugjatët ukrainas

Rreth 4 milion ukrainas, ose 10% e popullsisë së vendin janë larguar prej andej që prej fillimit të pushtimit rus. Pjesa më e madhe e tyre janë strehuar në Poloni, dhe vendet përreth, ndërkohë që disa kanë ardhur edhe në Shqipëri për t’iu shmangur luftës.

Refugjatët kanë nevojë për strehim, ushqime dhe shërbime spitalore, të cilat janë urgjenca e parë pas ikjes nga vendi i tyre.

CEO i Spitalit Amerika, Dr. Klodian Allajbeu u prit nga Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, z. Volodymyr Shkurov, gjatë vizitës ky i fundit shprehu mirënjohjen e tij për solidarizimin me popullin ukrainas dhe ndihmat e ofruara nga Spitali Amerikan në formën e barnave që tashmë janë dorëzuar në Kiev dhe ndihmojnë për të shpëtuar jetë.

Ndërkohë, Allajbeu tha se shpresonte që lufta të përfundonte sa më parë, ndërsa u shpreh i gatshëm për të ofruar dhoma për strehimin e disa refugjatëve nga Ukraina në një kompleks hotelesh në Tiranë dhe Durrës si edhe shërbime mjekësore falas për aq kohë sa ata do të qëndronin në vendin tonë.

Po ashtu, CEO i Spitalit Amerikan tha se institucioni që ai drejton po përgatit një paketë tjetër ndihme humanitare në formë barnash mjekësore për Ukrainën, të cilat do të dorëzohen në ditët në vijim.

Strehim dhe shërbime mjekësore falas për refugjatët ukrainas

 

 

 

 

5 Komente

  1. S
    Shqip

    Rripni shqiptaret dhe Beni bujarin me te huajt.Zoti ua shperblefte "bujarine"tuaj o te pabgopur

    Përgjigjjuni
    1. F
      Ferditi

      Hajduti qe vjedh perdite shqiptarvet, Klodian Allajbeu.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirona

        Fiks

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bregdeti

        Bravo Allabeu! Humanizmi s'duhet te vdes kurre.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Ferdinand

          Po t'a shikosh nga forma e kokes e kupton se ku eshte katandis shendetësia private ne Shqiperi

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje