Studimi: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun e sëmundjeve infektive

11 Gusht 2022, 11:42Shëndeti TEMA

Studimi: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun e sëmundjeve infektive

Ngjarjet ekstreme të motit po kontribuojnë në përkeqësimin e sëmundjeve infektive që prekin njerëzit, sipas një studimi të ri shkencor.

Studiuesit vlerësuan të dhënat mbi shpërthimet e konfirmuara të sëmundjeve dhe zbuluan se 218 nga 375 sëmundjet infektive që prekin njerëzit, si malaria, hantavirusi dhe kolera (58 përqind), po përkeqësohen nga ndryshimet klimatike dhe ngjarjet ekstreme të motit.

Hulumtimi u publikua në revistën shkencore Nature Climate Change.


Studimi hartoi mënyrat se si klima po sëmur njërëzit. Në disa raste, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet shkaktojnë sëmundje për shkak të përhapjes së brejtësve, mushkonjave dhe disa gjitarëve që favorizojnë lagështinë.

Që nga koha e Hipokratit, mjekësia ka zbuluar një lidhje të sëmundjeve me motin, por ky studim nxjerr në pah gjithashtu se sa të lidhura ngushtë janë shëndeti i njeriut dhe klima, raporton abcnews.al.

“Nëse klima po ndryshon, rreziqet e këtyre sëmundjeve po ndryshojnë me të,” tha autori i studimit Dr. Jonathan Patch, nga Universiteti i Wisconsin.


“Gjetjet e këtij studimi janë alarmante dhe tregojnë shkallën e efekteve të ndryshimeve klimatike në shëndetin e njeriut. Lufta kundër ndryshimeve klimatike duhet të bëhet prioriteti ynë absolut”, tha mjeku Carlos del Rio nga Universiteti Emory.

Ekipi hulumtues e zgjeroi studimin e tij për të vëzhguar të gjitha llojet e sëmundjeve njerëzore, madje edhe ato jo të transmetueshme si astma dhe alergjitë. Mbikyqërësi i studimit, doktor Camilo Mora, tha se pesë vite më parë shtëpia e babait të tij në Kolumbi u përmbyt nga shirat e dendur.

Pak ditë më vonë, Mora, e cila po vizitonte zonën me pushime, u infektua me virusin chikungunya, i cili transmetohet nga pickimi i mushkonjave. Përmbytja në fshatin Mora kishte krijuar kushte ideale për riprodhimin e mushkonjës, bartëse të sëmundjes së rrezikshme.

1 Komente

  1. B
    Bumbum..bum

    Me kalimin e viteve njerzit po ushqehen gjithmon e me shum me ushqime fallco

    Lini një Përgjigje