1 në 6 persona vuajnë nga infertiliteti. OBSH: 12.6% e popullisë e prekur

4 Prill 2023, 17:43Sociale TEMA

1 në 6 persona vuajnë nga infertiliteti. OBSH: 12.6% e popullisë

Sjellja në jetë e një fëmijë është gjithmonë e më e vështirë për disa e çifte, e për disa të tjerë e thuajse e pamundur.

Raporti i fundit global i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxjerr në pah se 1 në 6 persona përballen me infertilitetin në një moment të jetës së tyre.

Studimet e mëparshme na tregojnë se 48 milion çifte dhe 186 milion njerëz në mbarë botën jetojnë me infertilitet.

12,6% popullsisë globale është e prekur prej tij. Prevalenca ndryshon shumë pak nga një rajon në tjetrin.

Në vendet me të ardhura të larta vlerësohet se 17,8% e popullsisë ka përjetuar infertilitet, ndërsa kjo shifër bie ne 16,5% në vendet me te ardhura të ulta të mesme.

Infertiliteti mund të shkaktohet nga disa faktorë të ndryshëm tek femrat dhe meshkujt e në disa rastet shkaqet mbeten të pashpjegueshme.

Ndër shkaktarët kryesor të infertiliteti tek femrat janë infeksionet seksualisht të transmetueshme, çrregullimet e vezores ose ato hormonale.

Sa i takon meshkujve infertiliteti shkaktohet nga infeksionet gjenitale, apo cilësia jo normale e spermës.

Faktorët mjedisor, cilësia e jetës, duhani, alkooli, obezitet ndikojnë gjithashtu në infertilitet për të dyja gjinitë.

1 Komente

  1. f
    fukaraji20

    Kush e di se cfare planifikojne dhe bejne djajte e Davos, me ushqimin, vaksinat ujin e pishem etj.???!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje