Përfaqësuesi i Bankës Botërore: Jemi të shqetësuar për numrin e personave që po largohen nga Shqipëria

4 Prill 2023, 11:37Sociale TEMA

Përfaqësuesi i Bankës Botërore: Jemi të shqetësuar

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas,  tha sot se çështja e amnistisë fiskale që është propozuar nga qeveria shqiptare duhet parë më gjerë.

Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Rama, ai tha se çështja në fjalë ka të bëjë me qëndrueshmërinë fiskale të vendit ndërsa pohoi se Banka Botërore po punon ngushtësisht me Shqipërinë për këtë çështje.

“Ne po punojmë ngushtë me Ministrinë e Financave. Ne duhet ta shohim tablonë më të gjerë dhe kjo ka të bëjë me qëndrueshmërinë fiskale të vendit. Në Shqipëri janë bërë shumë përpjekje. Bashkëpunimi që kemi pasur me Ministrinë e Financave ka qenë produktiv, por kërkon ta shohë këtë tablo më gjerë. 

Kemi parë përpjekje që kanë dhënë rezultat. Shqipëria nga goditjet që ka pësuar ka dalë me një mënyrë më pak të dhimbshme se vendet e tjera në rajon. Duhet të shohim në mënyrë konstante tablonë më të gjerë. Ne shprehim sugjerimet, këshillat tona dhe më pas punojmë se bashku me autoritetet” – tha Salinas.

Ai tha më tej gjithashtu se Banka Botërore është e shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria.

“Jemi zotuar për më shumë vende punë sidomos për rininë. Ne e vendosim theksin tek më e mira dhe kjo është sfida jonë. Gjithashtu me rëndësi është edhe kapitali njerëzor. Jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria, por bashkë mendojmë se mund të krijojmë përmirësime të mbrojtjes sociale, shëndetësinë apo edhe për rindërtimin e spitaleve. Çështja e emigracionit është komplekse, po pagat janë një pjesë e rëndësishme. 

Po kështu kur flasim me njerëzit sidomos të rinjtë, nuk është vetëm çështja e pagave, por çështja për të pasur jo vetëm një punë të mirë, por edhe një punë për të krijuar perspektive. Sa për emigracionin duhet të mundësojmë sektorin privat për të qenë më aktiv në vend. Ka më shumë potencial për të sjellë në vend investime e mundësi” – shtoi ai.

7 Komente

  1. F
    Ferri te pret

    Or super bq,or legen qe relativizon cdo gje! Ketu sic e ke katandisur nuk di se cfare gdhin neser,ikin nga pasiguria dhe nga standartet afrikane ne cdo sherbim ,nga shteti policor nga padrejtesite nga arsimi,shendetesia,cilesia jetes nga mos pasja e perspektives,nga Aktivisti dhe patronazhisti.Ktheve prape sistemin otoman me privilegje qe u jepen kastes si dikur beut dhe pashait ne dominionet e tyre.Qofsh i mallkuar per 7 breza

    Përgjigjjuni
    1. N
      NgaRobi Allahut

      Amin

      Përgjigjjuni
    2. P
      Palua

      Tu prish gjiza ty kokrra e hipokritit.

      Përgjigjjuni
      1. A
        ATDHETARI PA BORXHE

        Ky ka frike se s'do te kete puntore ne Shqiperi dhe se nuk do ti rikthehen kredite qe ka dhene dhe do te familentoje Banka Boterore ashtu si falimentojne Bankat ne Amerike

        Përgjigjjuni
        1. A
          ATDHETARI PA BORXHE

          Ky ka frike se s'do te kete puntore ne Shqiperi dhe se nuk do ti rikthehen kredite qe ka dhene dhe do te familentoje Banka Boterore ashtu si falimentojne Bankat ne Amerike

          Përgjigjjuni
          1. G
            Geci e debervilve te tropojs

            O PSIKOPATI KRIEMINISTER EDVIN RAMA ITALIA KA 60 E KUSUR MILION BANORE DHE SI BOHET SHUME VONE NGA IKJET SE DEL E TEPRON KURSE NE NJE GRUSHT KENA MET 2 MILION E CA DHE ESH DHIMBJE ME PASOJA IKJA. PO JU IKIN SKLLEVERIT RAM PSIKOJA LERI INATET NE NDERKOMBTART MO GJUHEHELM I PANDREQSHEM SE SE SHTY DOT MO ME LLOGJE E HARBUTNI

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlora.Vlora

              Po ky ja tha me lezet ,qe jemi te shqetesuar pse po largohen,s deshte ti thoshte qe jeni te korruptuar ,pastaj ngopet gopi i ministreve te ketij me leke ,,o Ramut je ne pushtet fale kesaj opozite te degjeneruar ,se njerzit do te kishen vene hune me kohe

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje