Pornografi e vdekjes në Astir

3 Prill 2023, 11:14Sociale TEMA

Pornografi e vdekjes në Astir

Nga Ergys Mërtiri

Që me mëngjes portalet u shqyen nga lajmet që tregonin një të ri në Astir, përplasur llahtarshëm nga një makinë në lëvizje, gjatë kalimit të rrugës duke kapërcyer trafikndarësen. Pamjet makabre, të bëra screenshoot në momentet më domethënëse të horrorit, shoqëroheshin me tituj “tundues” që ftonin publikun për të klikuar videon në një orgji nekrofilie falas: “Momenti kur makina hedh në ajër të riun”.

Pa dyshim, këtu nuk ka asnjë lajm. Ka vetëm spektakël dhune për të kënaqur nevojën perversive të publikut për sehir. Lajme të tilla nuk na ofrojnë kurrfarë informacioni, përveç kënaqjes së kurshtjes perverse, sesi makina godet dhe hedh në ajër kalimtarin, apo sesi kafka e tij përplaset mbi asfalt duke na ofruar skena horrori live. Tofjalëshi “hedh në ajër”, prëbën fjalët kyçe që marketojnë e vdekjen e tjetrit si produkt argëtimi.

Përtej shfaqjes, viktima është njeri konkret i cili meriton të trajtohet me dinjitet duke e mbajtur larg epshit të spektaklit të dhunës që provokon publikun për disa klikime më shumë. Përtej të gjithave, viktima ka familjarë e të afërm ndaj të cilëve kemi, të paktën, detyrimin minimal njerëzor t’ua kursejmë këtë zhgërryerje sehirxhinjsh me fatkeqësië e tjetrit. Kjo lloj antropofagie me kufoma tregon dehumanizimin e komunikimit mediatik të një shoqërie që ka humbur vlerat elementare.

8 Komente

  1. g
    gysi

    Po ik o ergys mos na rruj shume kejvinen

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arzt

      Keto pamje vlejne si mesim per tufat e debileve qe kalojne perdite rruget ne kete menyre. Pse nuk e sheh edhe nga ky kendveshtrim ky sociologu i bythes?!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koli

        "Ua, mos tregoni pamje të tilla, mendoni për më të ndjeshmit". Janë pikërisht mendime të tilla që bën që mediat e sotme të jenë të tredhura deri në ekstrem. Kur sheh video në youtube nga këto palo kanale televizive nuk kupton gjë nga sfumimi i pamjeve. I ka qejf gjëra të tilla Ergysi i tredhur, ndaj bën postime të tilla. Vetëm që të lulëzojë keqinformimi

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eagles

          Nuk e kuptoj ce cfare ka dashur te thote ky gazetar po qe se eshte ne shqiperi shoferet jane te rezikuar nga njeres te tille dhe skuter qe te vijne nga se pret

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje